Seksi

Nuk më pëlqen seksi dhe s`kam turp ta them

Nuk më pëlqen seksi dhe s`kam turp ta them

Ishim duke biseduar me disa mikesha në lidhje me seksin dhe njëra prej tyre tregoi se ajo dhe partneri bënin seks njëherë në javë. E rrëfeu me siklet të madh këtë gjë. Na shpjegoi më tej se e dashuron atë, por thjesht nuk ka dëshirë të madhe seksuale. Dhe unë jam njësoj si ajo, edhe marrëdhënia ime me të dashurin. Neve bëjnë seks njëherë në javë gjithashtu. Lidhja jonë është e fortë, por kjo s`do të thotë të kemi një jetë shumë aktive seksuale.

Por, do t`ju tregoj si ndihesha në lidhje me këtë gjë. Në fillim mendoja se ky ishte një problem e madh. Hyra në Google dhe lexova se ankthi e zvogëlonte dëshirën seksuale, antidepresantët gjithashtu. Mendova se këto duhet ta kishin fajin edhe për dëshirën time të ulët. Lexova edhe më shumë, edhe më shumë dhe zbulova se në fakt pjesa më e madhe e njerëzve bënin seks njëherë në javë.

Pra nuk është se të tjerët po kalonin çdo natë duke u çmendur pas seksit. Nuk ishte vetëm problem im. Shumica e njerëzve kishin të njëjtën jetë seksuale me mua, madje 1/3 e grave kishin dëshirë të ulët seksuale, kurse pjesa tjetër shtireshin sikur i pëlqente.

Ajo që duhet të bëjmë është ta pranojmë me zë të lartë e pa ndrojtje kur nuk na pëlqen. Kjo është ajo që bëra me shoqen time. Ia thashë të gjitha rreth vetes dhe atyre që kisha lexuar, që herën tjetër të mos e tregonte si një problem libidon e saj të ulët.

*Letra e një vajze për Metro