Ky burrë vëzhgoi momentet intime të mbi 700 grave, përmes një taktike që e zbuloi vetëm FBI
Hakeri Christopher Taylor 57 vjeç njihet tashmë përtej Shteteve të Bashkuara dhe jo për ndonjë arsye të mirë. Një burrë i martuar dhe baba i tre fëmijëve po përballet me akuzën për thyerje privatësie. Hakoi 772 kamera në gjithë botën dhe fotografoi imazhet seksuale të grave të ndryshme.
Përmes një programi kompjuterik vështronte për 3 vite rresht, nga shtëpia e tij në Wigan gratë teksa vishen, zhvisheshin e kryenin marrëdhënie seksuale në shtëpitë e tyre.
Christopher Taylor e bëri këtë gjë për 3 vite rresht nga 2012-ta në 2015-tën.
Taylor u kap vetëm kur administratorët në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias, në Atlanta, lajmëruan FBI për programin e instaluar në laptopin e tij.
Gratë që përgjonte Taylor janë si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Të dy vendet kërkojnë të marrin përsipër hetimin dhe gjykimin e tij.'
Ai luante video lojëra gjatë natës dhe priste që ndonjë grua të zhvishej në ekranet e kompjuterëve të tij. Entuziazmohej nga ideja se mund të hynte në dhomat e grave e çifteve. Krijoi një varësi nga kjo gjë.
*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al