Seksi

Çiftet që takohen për herë të parë pas izolimit, seksologu italian jep paralajmërimet

Çiftet që takohen për herë të parë pas izolimit,

Koronavirusi hyri deri në shtratin tonë, duke ndaluar me nisjen e izolimit shfaqjen e dashurisë mes çifteve. Dhe ndërsa Italia nga nesër nis fazën e 2 të lehtësimit të masave, që do të thotë se çiftet do të takohen për herë të parë pas 2 muajsh, ndoshta pyetja që kanë shumë qytetarë dhe bashkë me ta edhe çiftet shqiptare është: Marrëdhënie seksuale, po apo jo?

Çiftet që nuk kanë kaluar karantinimin së bashku mund ta shijojnë pasionin, por me shumë kujdes dhe me masa mbrojtëse.

Tema e seksit nuk është hapur në emisionit apo ekspertët tanë, ndërsa drejtori i Institutit të Seksologjisë, Francisco Cabello, e thotë troç: “Jo marrëdhënie seksuale të shfrenuara”.

Seksologu thotë se duhet të kufizohen puthjet franceze dhe të shmanget kontakti fytyrë më fytyrë. “Vetëm puthjet mbi buzë. Sepse kontakti njerëzor duhet të mbrojë akoma veten nga spërklat e pështymës. E kuptoni pse nuk mund të putheni me pasion? Sepse në pështymë, dhe në disa raste edhe në lëngje biologjike, mund të ketë një përqendrim të lartë të viruseve. Për këtë arsye përjashtohet marrëdhënia seksuale orale. Shkoni pas seksit online apo tregoni fantazi erotike, por mbani distancën kur flisni dhe jeni afër. Shmangni kontaktin me gojën”, thotë ai për gazetën “La Vanguardia”.

Ndërsa për çiftet që e kanë kaluar izolimin bashkë, marrëdhënia seksuale është plotësisht e sigurtë./ Burimi IlMessagerio