Abstinenca nga aktiviteti seksual mund të ketë një sërë efektesh tek individët, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Një nga efektet më të menjëhershme mund të jetë një ndryshim në nivelin hormonal të individit.
Aktiviteti i rregullt seksual është i njohur për nxitjen e niveleve të disa hormoneve, si oksitocina dhe endorfinat, të cilat lidhen me ndjenjën e lumturisë si dhe reduktimin e stresit. Kështu që abstinenca mund të çojë potencialisht në ulje të niveleve të këtyre hormoneve.
Studimet sugjerojnë se seksi i rregullt mund të ulë nivelin e ankthit dhe të ndihmojë në zbutjen e depresionit. Rrjedhimisht kjo lidhet edhe me uljen e rrezikut ndaj problemeve të zemrës.
Për burrat, vlen të theksohet se prostatës i bën gjithashtu mirë ejakulimi i shpeshtë. Një studim i vitit 2016 tregoi se meshkujt që ejakuluan të paktën 21 herë në muaj kishte një rrezik më të ulët të kancerit të prostatës në krahasim me ata që ejakuluan katër deri në shtatë herë në muaj.
Kurse për gratë, një studim ka treguar se orgazmat mund të forcojë muskujt e legenit, gjë që mund ndihmojnë në shmangien e mosmbajtjes së urinës në jetën e mëvonshme.