Aktorët e serialit tregojnë: Pse ‘vështrimi femëror’ është i rëndësishëm në skenat e seksit të Bridgerton
Jonathan Bailey shpjegon pse 'vështrimi femëror' është 'aq i rëndësishëm' në skenat seksi të 'Bridgerton'. E keni parasysh Daphne-n kur shikonte Simon apo Sienna-n sopranon në skenat e seksit?
Në një intervistë të fundit për Entertainment Weekly, aktorët u shprehën këto skena janë të rëndësishme dhe publiku mezi i pret.
Kurse Jonathan Bailey (aka Anthony, vëllai më i madh Bridgerton), tha:
“Vështrimi i gruas gjatë marrëdhënies seksuale është kaq i rëndësishëm, sepse ka shumë mënyra se si njerëzit komunikojnë me anë të seksit. Në njëfarë mënyrë përmes shikimit, tregojnë se ç`thotë trupi për dikë tjetër. Është e rëndësishme që të ketë një përmbysje të seksualitetit dhe se si njerëzit trajtohen dhe paraqiten në skena të tilla”.
Nicola Coughlan (Penelope Featherington) tha nga ana tjetër se fokusi në kënaqësinë e grave në serial është të tregojë se gratë e shekullit të 19-të kishin 'dëshira' të vërteta, edhe nëse shoqëria nuk e pranonte atë në atë kohë.
“Ato nuk ishin këta njerëz njëdimensionale që thjesht qepnin e qëndisnin me gjilpërë. Ato kishin jetë reale, dëshira, nevoja dhe ndjenja’, thotë ajo.