Afërdita hyn tek Peshqit dhe ndikon vetëm tek seksi
Lëvizja më e re e planetëve është hyrja e Afërditës tek Peshqit. Si ndikon ajo tek secila shenjë?
Dashi
Ndonjëherë, seksi me veten është seksi më i mirë. Këtë muaj do ta gjeni veten të mbushur me tension seksual dhe të etur për çlirim. Gjeni kohën për të bërë dashuri me veten dhe më pas bëni një sy gjumë. Kushtojini vëmendje të madhe emocioneve tuaja më pas dhe shkruajini dikur ato që ndjeni. Kjo mund të jetë një pikënisje transformuese.
Demi
Demi e di saktësisht se si t'i kthejë të gjithë rreth vetes vetëm me vështrimin delikat. Kushtojini vëmendje të madhe atyre që janë në rrethin tuaj shoqëror këtë muaj. Dikush, mik prej kohësh, mund t`ju rrëfejë ndjenjat. Dil nga zona e rehatisë dhe fol me të, qoftë edhe në Zoom.
Binjakët
Mund ta gjeni veten duke punuar deri natën vonë gjatë javëve të ardhshme. Ndërsa seksi në zyrë është jashtë mundësive, çfarë ju pengon të hani qoftë edhe një darkë në Zoom?
Gaforrja
Po dëshironi gjithmonë e më shumë një aventurë në dhomën e gjumit, Kancer. Jeni gati të kapërceni kufijtë dhe të përjetoni diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë. Po kërkoni dikë që është i gatshëm të shkojë përtej. Mundohuni të mos i mbivlerësoni gjërat dhe thjesht shkoni me rrjedhën.
Luani
Ju meritoni shpërblime natën, për të gjithë punën që keni bërë gjatë ditës, në aspektin profesional. Një prekje ose puthje, sado e vogël do t'ju bëjë të ndizeni menjëherë. Do të jeni gati për raundin e dytë, të tretë apo edhe të katërt në shtrat, thjesht sigurohuni që edhe partneri ta dojë këtë.
Virgjëresha
Seksualisht, ju dëshironi të angazhoheni me dikë të veçantë. Edhe nëse nuk jeni në një marrëdhënie të përkushtuar me dikë, dijeni se loja seksuale ia vlen.
Peshorja
Kujdesi është tepër i rëndësishëm për ju. Një seancë relaksimi ose një banjë me avull të ngrohtë për të qetësuar trupin tuaj është pikërisht ajo që ju nevojitet. Punoni shumë, ndaj meritoni më të mirat.
Akrepi
Seksi do të lulëzojë për ju. Dhoma e gjumit është me të vërtetë sheshi juaj i lojërave dhe çdo nevojë dhe dëshirë e juaja do të plotësohet. Sa më shumë që i dorëzoheni jetës sensuale, aq më shumë çliroheni. Kur është hera e fundit që keni qeshur gjatë seksit?
Shigjetari
Pavarësisht nëse ju pëlqen në divan, në banakun e kuzhinës ose në lavamanin e banjës, asnjë kënd në banesën tuaj nuk është jashtë mundësive.
Bricjapi
Mund të jetë koha që t`i shtoni erëza dhomës së gjumit me disa biseda erotike. Por, edhe nëse nuk jeni gati ta çoni në dhomën e gjumit, sexting dhe dërgimi i fotove sensuale mund të jetë diçka e ëmbël.
Ujori
Me Venusin që zhvendoset nga shenja juaj, ku të gjithë sytë ishin te ju, po kuptoni se nuk jeni vetëm karamele për syrin, por edhe ushqim shpirti. Ndoshta më shumë preferoni ta investoni kohën tuaj në veten këtë muaj: Fërkojeni trupin, blini disa lodra të reja seksi dhe fundjavë të mbarë!
Peshqit
Gëzuar kthimin diellor, Peshq! Me Diellin dhe Venusin në shenjën tuaj, të gjithë sytë janë tek ju. Rifitoni energjinë tuaj, rikuperoni kohën dhe shijoni seksin që meritoni. Gëzuar!