Martesat pa seks, edhe pse rrallë diskutohen hapur, janë më të zakonshme nga sa mund të mendoni. Në Google njerëzit kërkojnë 3 herë më shumë informacion rreth togfjalëshit “Martesa pa seks” sesa rreth togfjalëshit “Martesa e palumtur” dhe 8 herë më shumë se “Martesa pa dashuri”.
Çfarë është një martesë pa seks?
Nuk ka një përkufizim të saktë, megjithëse disa ekspertë thonë se kur një çift bën seks më pak se 10 herë në vit atëherë martesa e tyre konsiderohet “pa seks”. Në këtë grup futen si ata që mund të kenë 5 vjet pa kryer marrëdhënie seksuale, edhe ata që bëjnë seks një herë në dy muaj.
Po a është e mundur që këto martesa të mbijetojnë, t`i shpëtojnë divorcit?
Po, është e mundur që një martesë pa seks të mbijetojë, por vetëm në rrethana të caktuara.
Sipas një sondazhi të Pew të vitit 2015, 61% e të rriturve të martuar në SHBA thonë se një marrëdhënie seksuale e kënaqshme është 'shumë e rëndësishme' për një martesë të lumtur.
Por jo të gjithë ata që janë në një martesë pa seks ndihen të mjerë dhe të predispozuar për divorc.
Kur?
Të dy partnerët kanë libido të ulët
Mungesa e seksit mund të mos jetë problematike për martesën kur të dy partnerët ndajnë nivele të ngjashme, të ulëta, të dëshirës seksuale.
Një partner ka një problem shëndetësor që ndikon në dëshirën ose performancën e tij seksuale
Çifti vlerëson më shumë aspekte të tjera të jetës së tyre së bashku sesa jetën seksuale
Por për shumë çifte, mungesa e seksit mund ta bëjë të vështirë ruajtjen e martesës
Një martesë pa seks funksionon vetëm nëse të dy partnerët janë në të njëjtën anë për sa i përket niveleve të tyre të dëshirës dhe rolit që luan seksi në jetën e tyre dhe në marrëdhënie. Përndryshe, një dhomë gjumi e vdekur, mund të çojë në ndjenja të lënduara dhe pakënaqësi në rritje.
Një martesë pa seks nuk ka aq gjasa të mbijetojë afatgjatë kur ...
Çifti ka mospërputhje të libidos
Mungesa e seksit është rrjedhojë e një çështjeje më të thellë të marrëdhënies, për shembull një tradhti
Çfarë të bësh për t`u përmirësuar?
Së pari reflektoni se kur nisi për të gjetur shkakun.
Flisni të dy, është një nga hapat më të rëndësishëm.
Gjej kohën për një ‘date night’
Përpiquni t`i planifikoni datat me kalendar
Flisni me një terapiste seksi