“Unë luftoj me ndrojtjen, e cila filloi gjatë viteve të mia të adoleshencës për shkak të problemeve që kisha me lëkurën. Kam pasur vetëm një të dashur dhe me të u ndamë pas pesë muajsh lidhje pasi ajo u kthye në vendlindjen e saj. Tani kam filluar të flas me një vajzë në një aplikacion takimesh dhe ajo mezi pret të takohemi. Kur më pyeti për marrëdhëniet e mia të kaluarën u shtira sikur kisha pasur disa lidhje. Kam pasur disa takime pas asaj lidhjeje, por seks jo. Nuk kam përvojë seksuale dhe nuk e di a duhet t`ia them asaj.
A duhet të jem i sinqertë?”, pyet një djalë eksperten e marrëdhënieve në revistën Metro.
“Ju duhet ta lejoni ngadalë të vërtetën të dalë në sipërfaqe. Nëse ajo ju gjykon ashpër, ndoshta nuk është dikush me të cilin dëshironi të kaloni kohë.
Po ndieni të njëjtat dyshime që kishit kur ishit adoleshent. Realiteti është se shumica e grave nuk janë të interesuara për çfarë ka ndodhur më parë. Ajo që ka rëndësi është se si ti e bën të ndihet. Ankthi ka tendencën të na zhysë brenda, duke na bërë të shqetësohemi më shumë për mendimet tona sesa të përqendrohemi tek personi me të cilin jemi”, përgjigjet ekspertja.