Seksi

9 gjërat që s`dimë për seksin pas të 70-tave

9 gjërat që s`dimë për seksin pas të 70-tave

Ka shumë mistere rreth seksit në të 60-at, 70-at dhe më gjerë.

Shikoni në internet dhe do të gjeni tema të panumërta ku të rinjtë kureshtarë pyesin nëse të moshuarit po bëjnë seks dhe nëse po, si është në atë moshë.

Misteri që rrethon seksin në moshë më të madhe buron nga një kombinim faktorësh, sipas Shannon Chavez, një psikologe e licencuar dhe terapiste seksi në Beverly Hills, Kaliforni.
Së pari, tabutë shoqërore dhe qëndrimet e moshës kanë çuar në një margjinalizim të seksualitetit të të moshuarve. Askush nuk dëshiron të imagjinojë njerëzit e moshës së gjyshërve ose prindërve të tyre duke bërë seks.
Realiteti inkurajues është se ata që janë në moshë të thyer vazhdojnë të jenë seksualisht aktivë shijojnë dhe dëshirojnë seksin, edhe kur nuk janë në çift. Katër nga 10 persona të moshës 65-80 vjeç janë ende seksualisht aktivë, sipas një studimi të vitit 2018 nga Sondazhi Kombëtar për Plakjen e Shëndetshme. Dhe pavarësisht nëse kanë apo jo një jetë seksuale aktive, gati dy të tretat e të moshuarve thanë se janë të interesuar për seksin. Më shumë se gjysma thanë se seksi është i rëndësishëm për cilësinë e jetës.


Për të hedhur pak dritë mbi seksin pas 70-tave, kanë folur terapistët e seksit.

Çfarë nuk dimë?


Nevoja juaj për t'u ndjerë e dëshiruar nuk zhduket me ikjen e moshës
Frekuenca e marrëdhënieve seksuale zvogëlohet, por cilësia shpesh rritet.
Disfunksioni erektil i burrave nuk do të thotë që i jep fund jetës seksuale.
Plakja mund të shkaktojë pengesa fizike gjatë seksit, por ka zgjidhje.
Aventurat dhe kreativiteti seksual zgjerohen me përvojën.
Po, mund të jetë e dhimshme marrëdhënia seksuale, sidomos për gratë.
Ndonjëherë, seksi është më shumë për lidhjen emocionale, sesi fizike.
Dëshira seksuale “supozohet” të jetë spontane, por nuk është gjithmonë kështu, veçanërisht kur plakemi.
Gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e pritshmërive tuaja.