Seksi

8 gjërat që nuk i dija për seksin derisa u martova

8 gjërat që nuk i dija për seksin derisa u martova

Është e vërtetë që pas martesës ka surpriza të këndshme dhe jo të këndshme përreth seksit.

Burra dhe gra të ndryshme kanë rrëfyer çfarë mësuan pas martese.

Intimiteti merr një kuptim të ri pasi të martoheni.

Një nga gjërat kryesore që mësova rreth seksit pasi u martova ishte kuptimi i vërtetë i lidhjes me një person tjetër. Seksi kaloi nga diçka argëtuese për të shijuar dhe përjetuar në një mënyrë krejt të re komunikimi me gruan time. Kisha një kuptim të ri të intimitetit dhe pasionit. Duke ditur që personi me të cilin po bëja seks ishte për një kohë të gjatë me mua dhe jo vetëm për kënaqësinë e momentit e bëri seksin shumë më të këndshëm dhe pasionant.

Seksi që zgjat pak është diçka normale, madje e preferueshme.

Unë kam miq beqarë ose të pamartuar që mburren:” Ne bëmë seks për 3 orë natën e kaluar!”, Kaq shumë? Po mos e zgjat aq, bëj seks dhe ha e shiko Netflix.

Një fërkim nëpër shtëpi është thjesht një fërkim.

Më përpara mendoja se një fërkim do duhej të niste gjithmonë seksin më pas, por jo, Tani kam kuptuar që nëpër shtëpi mund t`i afrohem ndonjëherë gruas, por sërish të mos bëjmë asgjë.

Mund të marrësh frymë lirshëm para tij në mëngjes dhe ai ende të mendojë që je kaq e mirë dhe të durojë aromën e keqe të gojës në mëngjes

Kjo pikë vlen edhe për depilimin apo pizhamet aspak seksi.

Petalet nuk janë aq romantike sa duken

E kam provuar ditën e martesës kur na u desh të hiqnim nga krevati i hotelit petalet dhe pastaj të shtriheshim.

Duhet të mësohesh të bësh seks edhe më fëmijët nëpër shtëpi

Kur u martuam burri im kishte dy vajza nga martesa e parë që vinin shpesh tek ne. Në fillim nuk bënim seks kur ishin ato nëpër shtëpi. Isha e tmerruar nga ideja se mund të më gjenin lakuriq dhe të pësonin traumë. Me kalimin e kohës u mësuam dhe e gjetëm mundësinë e truket për të bërë seks edhe kur ato ishin në shtëpi.

Seksi me program mund të jetë pjesë normale e jetës

Nuk ka më seks kur më shkon mendja, por seks vetëm kur mundesh.

Nuk ka asgjë më të mirë se seksi real

Kupton që videot porno janë kaq fallso.

*Burimi Huffington Post