Aktualitet

Horoskopi për datën 22 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 22 janar nga Russell Grant

Dashi

Të ardhurat e tua financiare kanë ndryshuar. Tani që këto të ardhura janë rritur, ju jeni në gjendje të blini modelet e fundit të pajisjeve elektronike. Disa njerëz do t'ju ngacmojnë për dëshirën tuaj për risitë e fundit. Mos jini indiferentë për këto dëshira. Nëse ju ofrohet një pozicion pune më i mirë, duhet që të aplikoni. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të treguar aftësinë tuaj të udhëheqjes ndërkohë që fitoni më shumë para. Do të kënaqeni me ekipin e ekspertëve shumë të aftë që keni krijuar.

Demi

Jeni gati për të ndryshuar jetën tuaj. Kjo mund të përfshijë zhvendosjen në një pjesë tjetër të botës, marrjen e një profesioni të ri ose transformimin e stilit të jetës suaj. Cilido qoftë ndryshimi, ai do të jetë stimulues dhe i kënaqshëm. Harrojeni të kaluarën. Një mundësi për të bërë një punë bamirësie me kolegët tuaj do të jetë më argëtuese sesa pritej. Do të njihni një anë krejt tjetër të njerëzve me të cilët po punoni për këto vepra të mira. Më e mira nga të gjitha, është se ekipi do të bëhet edhe më i afërt me njëri- tjetrin.

Binjakët

Besojini intuitës tuaj në lidhje me një çështje financiare. Ndjekja e një pune që përfshin artin, pronën ose shitjen e mallra luksoze do të jetë e vlefshme. Puna prapa skenës do t'ju lejojë të ushtroni aftësinë tuaj krijuese pa ndërhyrje. Partneri juaj romantik kërkon vëmendjen tuaj. Bëni pushime relaksuese së bashku. Dëshira juaj për të kaluar më shumë kohë së bashku do të kthehet përsëri. Ndiheni mjaft mirë që keni zgjuar anën tuaj sensuale.

Gaforrja

Një mundësi e pazakontë për të punuar për një organizatë humanitare do t’ju bjerë në prehër. Do të jetë kënaqësi të bashkëpunoni me njerëz të tjerë. Me disa nga kolegët tuaj do të bëheni miq të ngushtë. Ata mirëpresin qëndrimet tuaja dhe juve ju pëlqen vizioni i tyre i guximshëm. Ju nuk ndiheni të sigurtë me partnerin tuaj romantik. Nuk jeni të sigurt nëse mund t'i besoni. Tregojini gjysmës tuaj saktësisht atë që dëshironi nga kjo marrëdhënie.

Luani

Një ide origjinale biznesit vlen të zhvillohet. Shumica e njerëzve do të mendojnë se koncepti juaj është qesharak, por një sipërmarrës i guximshëm duhet t’i njohë meritat. Ju mund të ndërtoni një perandori të suksesshme. Filloni me gjëra të vogla dhe ngadalë zgjeroni linjën tuaj të produkteve. Shëndeti juaj është duke u përmirësuar. Ju keni ndjekur këshillat e një mjeku. Në vend që të dilni çdo mbrëmje, keni pushuar më shumë. Rezultatet kanë përmirësuar pamjen tuaj, si dhe nivelin e energjisë tuaj.

Virgjëresha

Interesimi për një kulturë të huaj do t'ju bëjë që të bëni disa kurse të përparuara. Mësimi i këtyre zakoneve dhe praktikave do të jetë stimuluese. Do të filloni të ndryshoni zakonet e vjetra që nuk ju shërbejnë më. Jini të gatshëm të filloni një jetë më të mirë. A po kërkoni dashurinë? Do të takoni dikë special në një koncert, ose në kinema.

Peshorja

Emocionet e forta nuk mund të mbahen. Është koha për të vepruar sipas dëshirës tuaj. Nëse kjo do të thotë të përballeni me dikë që ju ka mërzitur, kështu qoftë. Merrni kohë nga orari juaj i zënë për të rregulluar shtëpinë. Pasi të keni rregulluar disa dhoma, do të gjeni disa gjëra të çmuara, të vjetra, të cilat mendonit se i kishit humbur përgjithmonë. Kjo do t'ju japë nxitjen për të përfunduar punën sa më shpejt të jetë e mundur.

Akrepi

Një marrëdhënie e ngushtë do të pësojë disa ndryshime. Hyrja në një tregti, të jetuarit larg ose nisja e një biznesi janë disa nga mudësitë. Ju gjithmonë keni qenë zotërues. Duke e ndarë kontrollin me  gjysmën tuaj, lidhja juaj do të jetë më e fortë. Askujt nuk i pëlqen të ndjehet i nënshtruar. Kini kujdes në shprehjen e zemërimit në mediat sociale. Sa më i përmbajtur të jeni kur iu përgjigjeni postimeve provokuese, aq më mirë. Reagimet e ftohta që do të keni do t’ju bëjnë të dukeni më mirë.

Shigjetari

Do të gjeni një formulë që përmirëson shumë produktivitetin tuaj. Do të keni mundësinë për të zhvilluar një projekt krijues për të cilin keni ëndërruar me vite. Kur bëhet fjalë për financat, ju jeni shumë praktik. Në vend që të shpenzoni çdo pagë në momentin që e merrni, vendoseni një pjesë të madhe për kursim. Këto kursime do t’ju ndihmojnë më vonë për të pasur një jetë më të mirë ose për të udhëtuar.

Bricjapi

Jeta juaj e personale do të ketë ndryshime. Dikush është shumë i dashuruar me ju. Nëse jeni beqar, jini të hapur për të filluar së bashku një romancë. Jeni në një lidhje serioze? Bëni një udhëtim luksoz së bashku. Sensualiteti juaj është shumë tërheqës. Të qenit i kërkuar dhe i dëshiruar do të forcojë besimin tuaj. Papritur, situatat që dikur ju mbushnin me frikë do të jenë të lehta për ju.

Ujori

A keni qenë duke ruajtur një sekret? Është koha që të ndiheni i çliruar. Ndaloni së u shqetësuari se si do të ndjehen të tjerët; është koha t’i vendosni nevojat tuaja në radhë të parë. Puna pas skene do të jetë e këndshme. Mbajtja e një profili të ulët do t'i nxisë njerëzit të besojnë tek ju. Kjo gjë do t'ju lejojë të përfitoni nga mundësitë e reja para se dikush tjetër të dijë ekzistencën e tyre.

Peshqit

Vajtja në një udhëtim të gjatë do të jetë shumë argëtuese. Mos harxhoni kohë të vlefshme duke vendosur nëse duhet të shkoni; thjesht ikni. Ndryshimi i ambientit do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Një dëshirë për siguri do t'ju bëjë miq me njerëz të suksesshëm. Në vend që të ofroni mbështetje për të dashurit tuaj, do të filloni të merrni ndihmë nga miqtë. Ky do të jetë një ndryshim i mirëpritur./Tiranapost.al