Aktualitet

Horoskopi për datën 18 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 18 janar nga Russell Grant

Dashi

detë tuaja janë pak të çuditshme dhe jopraktike. Mos u habitni kur njerëzit nuk do ju kuptojnë. Nuk mund të fajësoni kolegët që ju ngacmojnë. Vendi i punës ku jeni tani nuk ka shumë mundësi për gjëra të reja. Nëse nuk jeni të gatshëm ta mbështesni një projekt për shkak të parave tuaja, është një sinjal që duhet ta lini mënjanë për pak kohë. Prisni derisa të ndjeheni më të sigurt para se të filloni një projekt të tillë ambicioz. Duhet kurajo për të bërë një përparim të tillë.

Demi

Jini të sinqertë në lidhje me ambiciet tuaja në karrierë. Shprehja e modestisë së rreme do t'i largojë njerëzit. Është shumë më mirë të tregoni qëllimet tuaja se ku doni të shkoni dhe çfarë doni të bëni. Kolegët do të admirojnë lëvizjet tuaja. Kujdes nga marrja e një vendimi të nxituar. Kur të irritoheni në punë, merrni frymë thellë dhe mbani reputacionin tuaj profesional. Ju nuk dëshironi të quheni i pabesë.

Binjakët

Mos e gjykoni një të sapoardhur në punën tuaj vetëm se i mungon arsimi përkatës. Kjo nuk do të thotë se është i pavlerë. Ky koleg ka shumë përvojë praktike dhe do të jetë i dobishëm. Kur të hasni vështirësi në funksionimin e makinerive ose në ekzekutimin e një detyre, ai do ta marrë përsipër. Nëse do të mposhtni paragjykimet, do tejkaloni konkurrencën. Përpiquni për arritje të jashtëzakonshme.

Gaforrja

Në vend që të xhelozoni pasurinë e një fqinji, gëzohuni për të. Universi është pafundësisht i bollshëm. Kur dikush tjetër përparon, është provë që ju mund të shijoni të njëjtin stabilitet financiar. Ndryshimi i pikëpamjeve tuaja do t'ju bëjë një magnet parash. Merrni pjesë në sa më shumë festa. Pasi të ndryshoni qëndrimin tuaj, do të takoni dikë që ju ofron një punë fitimprurëse. Së shpejti, do të shijoni të gjitha komoditetet që dikur ju kanë mbushur me zili.

Luani

Miku juaj më i mirë ose partneri romantik nuk është i vërtetë. Në vend që të zemëroheni me mashtrimin e tij, provoni të jeni të dhembshur. Bëjini të qartë se nuk do ta gjykoni për gabimet e tij. Rezistojini tundimit për të derdhur të gjithë energjinë tuaj në punë. Shpenzimi i çdo momenti të lirë në zyrë do të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet tuaja personale. Ju mund të mos e kuptoni, por familja juaj dëshiron kohën tuaj, vëmendjen dhe miratimin tuaj.

Virgjëresha

Preokupimi në detaje të parëndësishme po ju harxhon kohë. Mund t`i korrigjoni problemet e vogla më vonë. Gjëja e rëndësishme është të përparoni me projektin. Shumë njerëz varen nga ju në këtë projekt. Shmangni tema të ndjeshme si feja dhe politika. Vendosni aftësitë tuaja më të mira të komunikimit në punë.

Peshorja

Shpenzimet e shumta do ju krijojnë telashe. Është më mirë të kurseni para sesa të shijoni darka dhe dalje të shtrenjta. Ju mund të kaloni një kohë të mrekullueshme me të dashurin tuaj në shtëpi. Përgatisni një vakt të thjeshtë dhe shijoni një film romantik. Rezistojini shpenzimeve të kota. Edhe pse nuk e pëlqeni shumë një të afërm ose një fqinj, kjo nuk ju jep të drejtë që ta sulmoni. Thjesht vendosni sa më shumë distanca midis jush dhe këtij personi.

Akrepi

Të afërmit po ju tregojnë se cili është drejtimi më i mirë që duhet të ndiqni. Kur presioni fillon të rritet, është e rëndësishme të mbani mend të nxirrni më të mirën tuaj. Sa më pak zë i ngritur dhe nerva, aq më mirë. Nëse jeni beqarë dikush po përpiqet t`ju bjerë në sy. Ju nuk i vlerësoni përpjekjet e tij. Qëndroni me dikë që do ju dashurojë pa kushte.

Shigjetari

A ju është kërkuar të nënshkruani një kontratë? Mos e firmosni këtë marrëveshje derisa të keni një rishikim profesional ligjor. Disa klauzola do jenë në disavantazhin tuaj. Nëse këto pika nuk ndryshohen, duhet të refuzoni marrëveshjen. Një dietë ekstreme ose një regjim stërvitjeje do të ndikojë në shëndetin tuaj. Nëse doni të keni forcë dhe gjallëri, duhet ta bëni atë ngadalë. Hani në mënyrë të shëndetshme dhe lëreni trupin tuaj të mësohet me më shumë aktivitet fizik.

Bricjapi

Mos e ngatërroni vlerën tuaj personale me bilancin tuaj bankar. Është mirë të kërkoni për të mbledhur  më shumë para, por duhet që të kujdeseni edhe për të tashmen. Bëni një listë të të gjitha bekimeve tuaja. Janë më shumë se sa mendoni. Refuzimi për të bashkëpunuar me dikë do të largojnë mundësinë e nje takimi romantik.

Ujori

Kini kujdes nga një tendencë për të krijuar probleme me organizimin. Nëse jeni përballur me një vendim, ndiqni rrugën që ju duket më e këndshme. Kur dyshoni, lëvizni në drejtim të rrjedhës. Lëkundjet e papritura të humorit po krijojnë tensione në familjen tuaj. Jini më të ndërgjegjshëm ndaj të afërmve tuaj. Nuk është e drejtë t’u nxjerrësh atyre gjithë zemërimin. Fëmijët veçanërisht hutohen në situata të tilla. Përpiquni për stabilitet emocional.

Peshqit

E kaluara po ju bën më melankolikë. Është koha të mbani në vëmendjen tuaj momentet e tanishme. Këtu qëndron pushteti i vërtetë. Ju jeni bekuar nga një imagjinatë e tejskajshme. Përdoreni atë për të shkruar një libër ose për të bërë disa skica. Nëse një mesazh i rëndësishëm duhet të jepet, bëjeni./Tiranapost.al