HOROSKOP

Tre shenjat që i pret një ditë sfiduese sot

Tre shenjat që i pret një ditë sfiduese sot

Kohë duke menduar për gjëra që s`kanë rëndësi. Fokusim tek e shkuara dhe keqardhje për disa ngjarje. Të gjithë këto do të shkaktojnë një ditë sfiduese për tre nga shenjat e horoskopit. Gjithçka i faturohet Hënës tek Binjakët.

Gaforrja

Më shumë do t`ju dëmtojnë mendimet për të kaluarën. Këto mendime do t`ju mbushim me ankth. Mos u trishtoni. Në fund të fundit ju dini se si të ringjallni veten në një ditë si kjo. Ajo që mund të ketë nisur si një mendim shqetësues do të shndërrohet në një krizë të madhe nervore nëse nuk e shikoni veten e nuk kujdeseni për të. Mbase diçka duhet ta lini të shkojë. Ose mbase duhet t`i thoni diçka që ju peshon, dikujt. E rëndësishme është të komunikoni.

Akrepi

Ju keni diçka në mendjen tuaj, dhe kjo ka të bëjë me pabarazinë. Ndiheni se jeni shpërfillur, të lënë jashtë. Nuk e prisnit këtë lloj trajtimi dhe tani që po e përjetoni, nuk ju pëlqen. Fatkeqësisht, nuk keni asnjë mënyrë për të shprehur ndjenjat tuaja për këtë çështje, të paktën jo sot. Njeriu me të cilin doni të përballeni, nuk është i disponueshëm sot. Durimi nuk është virtyti yt, dhe pa të, sot thjesht do të ndihesh i dëshpëruar.

Peshqit

Do të keni disa ndjesi të këqija për shkak të ëndrrave që keni parë gjatë natës. Mund të keni një ose dy momente gjatë kësaj dite ku nuk do jeni të sigurt për atë që është e vërtetë. Nëse ka pasur ndonjëherë një ditë që ju të mbështeteni në lumturinë metafizike që është meditimi, kjo është ajo ditë. Të gjithë kemi pasur ditë të tilla dhe të gjithë i kalojmë ato. Qëndroni të fortë. Universi ka besim tek ju.