HOROSKOP

Tipari më negativ i personalitetit të secilës shenjë të zodiakut

Tipari më negativ i personalitetit të secilës shenjë të

Gjithkush prej nesh ka anë të mira dhe të këqija karakterin e vet. Sot do t'ju japim faktet e ftohta në lidhje me tiparet negative të personalitetit të secilës shenjë të Zodiakut, cila është më e keqja dhe çfarë është e gabuar me personalitetin tuaj.

Dashi- Arrogant

Ju jeni shenja më e vendosur e zodiakut dhe do të ecni kudo për të arritur atje ku dëshironi. Ajo që nuk shkon me ju është se vërtet mendoni se keni të drejtë dhe këtë as që e vini në diskutim. Ndonjëherë edhe mund të jeni gabim Dash.

Demi -Kokëfortë

Cilësia juaj më e keqe është reputacioni që keni për të qenë krijesa më kokëfortë në botë.

Ndërsa jeni atje duke menduar se jeni simpatik sepse "i përmbaheni armëve tuaja", ajo që po ndodh në të vërtetë është se ju jeni ai person që bërtet, ankohet dhe merrni rrugën tuaj duke mos dëgjuar askënd tjetër.

Binjakët -I pavendosur

Ne të gjithë e dimë që Binjakët përfaqësojnë me të vertetë ''binjakët'', dhe kjo do të thotë konfuzion i dyfishtë dhe hezitim i dyfishtë kur vjen puna për të marrë një vendim.

Ajo që nuk shkon me ju, Binjakë, është se ju në të vërtetë nuk e merrni atë vendim, dhe injoroni të tjerët.

Gaforrja- Gënjeshtar

Ajo që nuk shkon me ty, Gaforre, është se ti je një gënjeshtar dhe të gjithë e dinë këtë.

Ju jeni përpjekur të bindni se jeni një person i përsosur dhe i veçantë, por e vërteta është se ju jeni thjesht një person i zakonshëm si gjithë të tjerët.

Luani -Mburravec

Luani ecën me idenë se e meriton vëmendjen vëmendjen, edhe pse në fakt mund të mos kenë asnjë talent. Vetëm sepse jeni të interesuar për artet nuk do të thotë që jeni artist.

Gjithmonë mendoni se jeni më të mirë se sa jeni në të vërtetë.

Virgjëresha- Gjykues

Ajo që nuk shkon me ty, Virgjëreshë, është se vdisni të gjykoni gjithë dynjanë.

Ju izoloni dhe përjashtoni këdo në jetën tuaj, dhe në fund të gjithë e marrin vesh kush ju jeni me të vërtetë dhe acarohen me ju.

Peshorja pasivo-agresiv

Peshorja është e aftë edhe për më të keqen e mundshme vetëm për të të mbyllur gojën.

Dhe në të njëjtën kohë largohet pa bërë zë, kur nuk do të debatojë. Ju do të ikni nga vendi i ngjarjes vetëm për t'u larguar nga konflikti ndërkohë që mund të planifikoni skenën e krimit.

Akrepi-dërrmues

Akrepi gjithmonë, seksi, i keq, i lig, egoist.

Si thua për të qenë një njeri i thjeshtë vetëm për një ditë? Nuk mund ta bësh. Epo kjo është ajo që nuk shkon me ju. Ju nuk mund të ndryshoni. Ju keni ngecur në rrugën tuaj dhe nuk pranoni të ecni përpara dhe të ndryshoni.

Shigjetari-I izoluar

Problemi me ju është se jetoni me ëndrrat tuaja dhe kjo ju izolon pa e kuptuar.

Preferoni të jetoni në botën tuaj të çudirave saharroni gjërat e thjeshta në jetë, si miqësinë ose edhe të dashurit tuaj.

Bricjapi -Shtypni Emocionet

Ajo që nuk shkon me ju është që ju i shtypni ndjenjat tuaja dhe në fund ato shpërthejnë të gjitha.

Pra, është fantazia hakmarrëse me shpirt të keq që duket se fuqizon ndërtimin tuaj emocional të sapo lëshuar. Ju jeni një shkatërrues i miqësive dhe do ta bëni këtë vetëm sepse kur ju teket juve, pa ju interesuar kush lëndohet.

E vërteta është, Bricjap, se të pëlqen të dëgjosh tingullin e zërit tënd pak më shumë, dhe të pëlqen më shumë kur e ul dikë tjetër.

Ujori -Manipulues

Ashtu të heshtur siç jeni, duke planifikuar shkatërrimin e njerëzve që ju acarojnë. Ajo që nuk shkon me ju është se nuk jeni të sinqertë dhe jeni të aftë për çdo gjë në mënyrë që të përmbushni synimet tuaja.

Peshqit – të ndjeshëm

Të gjithë i adhurojnë Peshqit dhe arsyeja për këtë është sepse janë shenja me emocionale e zodiakut.

Ajo që nuk shkon me ju Peshq është se ju cilësoheni si një nga shenjat më naive të horoskopit dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Ajo që të tjerët nuk arrijnë të kuptojnë është se ju manipuloni përmes lotëve në mënyrë që të arrini atë që ju doni. Fatkeqësi!

Tiranapost.al