HOROSKOP

Si renditen shenjat kur vjen puna tek paratë: Nga më materialistja tek ajo më pak

Si renditen shenjat kur vjen puna tek paratë: Nga më materialistja tek

Nuk ka asgjë të keqe që të kërkojmë apo të duam më shumë. Plus të gjithë kanë nevojë për para, dikush për të mbijetuar, të tjerë për të plotësuar kërkesa të tjera. Sidoqoftë, disa njerëz mund të tërhiqen më shumë nga ana materiale sesa të tjerët. Edhe në këtë aspekt duket se Astrologjia përfshihet.

Ndërsa çdo shenjë e zodiakut ka një lloj materializmi, ka disa që duan të shpenzojnë paratë e tyre sikur të mos ketë të nesërme. Ata i duan pasuritë e tyre materiale dhe duan të jetojnë në luks. Materialist mund të mos jetë termi më i mirë për t'i quajtur, por këto shenja e kanë më të theksuar gjithsesi.

Zbulo shenjat me materialistë të zodiakut, të renditura nga më të theksuarit tek ata më pak materialistë.

1-Demi: Le ta pranojnë ata të shenjës së Demit. I duan të gjitha gjërat e bukura. Nuk ndihet as me faj për shpenzimet e tepërta. Blerjet i tregon me krenari, sidomos kur blen një palë Christian Louboutins. Demët janë punëtorë të zellshëm, kështu që priren të besojnë se meritojnë të shpenzojnë për të shpërblyer veten.

2-Luani: Luanët janë mbretërit e xhunglës, kështu që padyshim mendojnë se meritojnë të gjitha gjërat më të mira në jetë. Duke qenë një shenjë zjarri, Luani shpreh hapur pasionin për pasuritë materiale. Nuk e sheh materializmin si një gjë të keqe, përkundrazi.

3-Dashi: Dashi është shenja e parë e zodiakut, kështu që natyrisht ata duan të jenë të parët për gjithçka. Kjo përfshin të qenit i pari në linjë për iPhone -in më të ri ose të qenit i pari për tu veshur me trendin më të ri të modës. Nuk e kanë mendjen të shpenzojnë shuma të mëdha, por thjeshtë kanë shumë dëshira për të shpenzuar.

4-Peshqit: Kjo shenjë uji sigurisht që pëlqen të shpenzojë! Peshqve u pëlqen të blejnë dhe lehtë mund të tërhiqen veçanërisht kur bëhet fjalë për kënaqësitë si blerje rrobash. Nuk kanë frikë të japin disa para më shumë për të përfituar sa më shumë nga koha e tyre e relaksit.

5-Shigjetari: Shigjetari është shenja më aventureske e zodiakut, kështu që materializmi i tyre është pak më ndryshe nga shenjat e tjera. Ata nuk shpenzojnë për gjëra si rroba sepse nuk kanë kohë, duke qenë edhe gjithmonë në lëvizje. Shumica e parave të tyre shkojnë për përvoja dhe udhëtime në vende ekzotike.

6-Binjakët: Binjakët nuk kanë rekordin më të mirë kur bëhet fjalë për materializmin. Kjo është për shkak të natyrës së tyre si fëmijë. Kjo shpesh i vë Binjakët në telashe me paratë. Diçka që mund të fillojë si një kënaqësi e pafajshme mund të shndërrohet lehtësisht në një portofol bosh.

7-Bricjapi: Bricjapëve u pëlqen të bëjnë pazar. Mund të kenë dobësi për gjërat më cilësore, por shpenzimet e tepërta nuk do të jenë kurrë problem për to. Një Bricjapi i pëlqen të trajtojë veten, por gjithashtu e di kur duhet të tërhiqet nga shpenzimet.

8-Gaforrja: Një Gaforre do të bëjë gjithçka për të patur një shtëpi të bukur, por nuk janë të fiksuar me çmimet. Ata duan të jenë komodë, kështu që investimet më të mëdha i duan tek sendet personale.

9-Ujori: Ujori është shenja më e dhembshur. Ata janë humanitarë para së gjithash dhe nuk ua lejon tipi i tyre të shpenzojnë shumë kur njohin dikë që po vuan për nevojën më bazike. Preferon të kursejë sesa të blejë një telefon të fundit.

10-Akrepi: Një Akrep pothuajse nuk kënaqet asnjëherë. Nëse kërkojnë para më shumë, kërkojnë se duan të bëjnë një lëvizje të fuqishme. Ata presin edhe me vite deri sa të gjejnë 'makinën e parave'. Ka një arsye pse Akrepi është shenja më e përqendruar dhe kontrolluese e zodiakut.

11-Peshorja: Peshoret kalojnë më shumë kohë duke ëndërruar për një jetë të mirë sesa në të vërtetë duke shpenzuar para, plus janë të zotët e balancës mes fitimeve dhe shpenzimeve.

12-Virgjëresha: Virgjëreshat janë jashtëzakonisht praktike dhe nuk besojnë se nevojiten gjëra materiale për të qenë të lumtur.

*Tiranapost.al