HOROSKOP

Si e përjeton vapën çdo shenjë horoskopi? Dashi dhe Bricjapi me rëndë nga të gjithë

Si e përjeton vapën çdo shenjë horoskopi? Dashi dhe

Po përjetojmë temperatura të larta dhe ditë shumë të nxehta vere. Por si ndikon kjo bazuar tek shenja e horoskopit? Disa nuk duan të hanë ushqim nga rëndesa që ndjejnë, të tjerë bezdisen nga djersitja e madhe dhe rrobat që ngjisin në trup, dhe për ta përmbledhur të gjithë veprojnë disi ndryshe dhe në mënyrë anormale në muajt e nxehtë të verës.

Për mirë apo për keq, këto janë reagimet nga të nxehtit për çdo shenjë horoskopi.

Dashi: Dashi është i nxehtë vetë dhe kur temperatura jashtë trupit të tyre përputhet me temperaturën brenda, gjërat vlojnë shumë shpejt dhe gjëja e parë që shpërthen është durimi. Kujdes ose qëndroni disi larg nervozizmit të dashit.

Demi: E përdor vapën si justifikim për të konsumuar e për të blerë gjëra luksi. Nëse planifikon të dalësh me një dem, mëso më parë si duhen përdorur thika, piruni dhe aksesorë të tjerë të tavolinave të shtrenjta. E ndjejnë vapën por nuk bezdisen dhe aq.

Binjakët: Mbyllen brenda dhe ndihen fajtorë, edhe pse nuk ka arsye. Nëse janë freskët dhe kanë në dorë Smoothie-n e reklamuar në Instagram, nuk iu shkon në mend të dalin në nxehtësinë e tmerrshme. Shohin postime dhe imagjinojnë vapën e tmerrshme që mund të ndjejnë në ato momente: Jo rrofsh, preferoj të rri brenda.

Gaforrja: Merret me mediat sociale dhe sheh ato që e kanë hequr nga friends ose që nuk e kanë ftuar në festa. Gaforret janë qaramanë në përgjithësi dhe i nxehti i bën ata akoma më të ndjeshëm. Fundja të qash është mënyrë e mirë për t'u qetësuar.

Luani: Djersitja i bën ata të duken sikur të kenë një shkëlqim natyral. Nuk tensionohen në vapën e tmerrshme dhe arrijnë të fshehin edhe sikletin kur ndjejnë të nxehtin. Ndërkohë që të tjerët acarohen, luani do të ndihet seksi dhe do vazhdojë rrugën me krenari, edhe pse po kullon!

Virgjëresha: Bezdiset nga fakti se sa dramatikë bëhen të gjithë duke u ankuar për vapën. "Nuk është se do vdisni, kështu që boll", do të dëgjoni Virgjëreshën duke ua përsëritur të gjithëve që përmendin sa e padurueshme është nxehtësia. Por e vërteta është që shkaku i bezdisjes së virgjëreshës ështı vapa dhe ajo ankesat. Si gjithmonë virgjëresha ka probleme të gjejë 'problemin' tek vetja.

Peshorja: Peshoren e shqetëson virgjëresha dhe fakti që ajo bezdiset. Në fakt, peshorja ka lindur për të jetuar në klimë të nxehtë dhe as nuk kanë kureshtje të dinë se sa gradë mund të jetë. Pak ujë të ftohtë, një ambient i freskët janë mjetet e duhura për peshoren.

Akrepi: Alarm i kuq. 'Zoti e mëshiroftë' këdo që futet në shtrat me një Akrep gjatë muajve të nxehtë të verës. Ka një mundësi prej 99 përqind që ta kërkojnë atë moment përjetë. Akrepi duket se gjithë nervozizmin nga djersitja dhe marrja e frymës nga vapa e shkarkon duke kryer marrëdhënie.

Shigjetari: Do presin biletën për Alaskë. Ata janë optimistë të përjetshëm dhe çdo problemi ia gjejnë zgjidhjen. Ndërsa të tjerët 'digjen', shigjetari nuk gjen arsye pse të akohet kur mund të freskohet diku tjetër. Dhe as nuk e bezdis virgjëreshën me ankesat.

Bricjapi: Bricjapi është shenja që kalon në 'tërbim mendor' dhe është gati të bëjë të pabëra. Do mundohen të freskohen me çdo mënyrë, duke futur dhe kokën në akull, do blejnë kondicioner ekstra, freskuese dhe çdo gjë që punon me prizë, por kur vjen fatura e energjisë, i nxehti do i vlojë nga brenda.

Ujori: Planifikon një verë plot argëtim me miqtë. Ata e dinë që e vetmja gjë që iu jep lumturi është ndryshimi. Për ta vera është perfekte për largimin nga streset e punës dhe shijimin larg shtëpisë. Do planifikojnë udhëtime në plazh, parqe ujore dhe një çadër të ngritur pranë shkëmbinjve. Nëse nuk ju pëlqen vera, bëjeni mik Ujorin. Ata do t'ju tregojnë bukurinë e saj.

Peshqit: Peshqit e kanë dramë të vëtetë vapën. Luftojnë për ajër dhe freski gjatë gjithë verës dhe duket sikur vdesin. Nëse do arrijnë të dalin me miqtë do e quajnë veten hero dhe do flasin gjithë ditën për këtë.

*Tiranapost.al.