HOROSKOP

Shenjë për shenjë, horoskopi i Shën Valentinit

Shenjë për shenjë, horoskopi i Shën Valentinit

Mënyra si do festosh Shën Valentinin varet nga horoskopi. Ç`thonë yjet nga Dashi tek Peshqit?

Dashi

Për një shenjë impulsive si ju, dashuria shpesh është një flakë. Do të ketë pavendosmëri dhe paqëndrueshmëri me partnerin. Këto janë ditë të vrullshme ku do të jetë e vështirë të ndash atë që ndjen dhe të nxjerrësh në pah ndjenjat e tua të vërteta. Për këtë arsye, veproni në mënyrë spontane. Dita e Shën Valentinit nuk do të jetë një ditë yll, por një ditë e zakonshme për ju.

Demi

Ju jeni shenja më tradicionale e Zodiakut dhe kur e doni e kërkoni vëmendjen maksimale të partnerit tuaj. Prania e Marsit në shenjën tuaj nuk e ndihmon Venusin, duke krijuar një kontrast të vërtetë midis asaj që do dhe asaj që realisht bën. Një Venus djallëzor që do të përpiqet me çdo kusht të përmbysë gjithçka që është e mirë. Mund të vini në dyshim marrëdhënien tuaj.

Binjakët

Ju nuk dashuri thellësisht: vetëm kur jeni plotësisht të sigurt tek partneri juaj. Mënyra juaj e të menduarit për lidhjen në vend më shumë se sa ta jetoni atë shpesh ju bën të humbni vëmendjen tek vlerat e vërteta të marrëdhënies në çift. Afërdita, në harmoni të përsosur me Diellin, do t’ju ??japë mundësinë të heshtni në mënyrë që të mos krijoni paqëndrueshmëri me partnerin. Venusi do ngacmojë marrëdhënien si për të mirë ashtu edhe për të keq. Fati mbetet në anën tuaj, veçanërisht në Ditën e Shën Valentinit me një fundjavë të veçantë të përbërë nga pasioni.

Gaforrja

Ju shpesh ngatërroni dashurinë me mbrojtjen që ndjeni për partnerin tuaj. E sigurt është që ju i doni të gjitha nuancat e ndjenjave, shpesh duke përjetuar një përzierje emocionesh që nuk lënë vend për një dashuri të vetme. Për fat të mirë, ju e kuptoni që Dita e Shën Valentinit duhet t'i kushtohet tërësisht partnerit tuaj. Ju keni aftësinë ta bëni partnerin të ndihet mirë përmes një surprize, ose duke organizuar një mbrëmje të veçantë. Mbi të gjitha, duhet shumë pak për të jetuar një ëndërr.

Luani

Nuk është një Shën Valentin që do të shkëlqejë me zemra dhe çokollata. Mbi të gjitha do sundoheni nga pavendosmëria dhe disa vështirësi emocionale. Për disa do ekzistojë dëshira për të ndryshuar. Çiftet që kanë një kohë të gjatë bashkë do e kenë të vështirë të ndezin pasionin. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, kjo nuk është java juaj më me fat. Dita e Shën Valentinit nuk sjell gjithmonë dashuri dhe fat: ndonjëherë kjo festë ka aftësinë të ndajë në vend që të bashkojë.

Virgjëresha

Dashuria dhe vuajtja shkojnë dorë për dore. Në ditët në vijim do të keni aftësinë të bëni një hap prapa; tensionet që vijnë nga Venusi në Ujor mund të destabilizojnë ekuilibrin emocional. Kapërcejini të gjitha dhe lëreni veten të shijojë fundjavën. Festa e dashurisë është gjithmonë një ditë e veçantë.

Peshorja

Ego, kotësia dhe narcizmi këto e shkatërrojnë marrëdhënien tuaj. Ju dëshironi të keni nën kontroll gjithçka dhe kur kjo dështon, ju dhemb shumë. Në ditët në vijim çdo problem papritmas do zhduket dhe do e bëjë gjithçka shumë të lehtë. Energjia e dashurisë mbizotëron mbi gjithçka. Dita e Shën Valentinit nxjerr në dritë një lidhje të thellë me partnerin tuaj dhe mundësi të reja dashurie. Ekziston dëshira për të provuar pasionin dhe erosin, një periudhë vërtet e jashtëzakonshme që ju ka munguar për ca kohë.

Akrepi

Ju shpesh ngatërroni dashurinë dhe erosin: ju jeni shenja më pasionante e Zodiakut, por kjo nuk do të thotë që e jetoni dashurinë më mirë se të tjerët, ju jeni të pajisur vetëm me një ndjeshmëri më të madhe erotike. Pasioni ju bën të bëni zgjedhje të këqija sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të gjetur një dashuri të re.

Shigjetari

Kur e doni, e mbani lidhjen përgjithmonë, edhe nëse ajo nuk ka më vlerë ose stumij. Dita e Shën Valentinit është pranë dhe ju mund ta ngjyrosni javën me risi dhe surpriza absolute. Është koha t'i jepni marrëdhënies një kthesë të re.

Bricjapi

Një dozë egoizmi është e përzier me xhelozinë. Jeni të aftë të bëni beteja të rëndësishme vetëm kur zemra ndjen stimuj dhe emocione. Është koha për të korrur frytet e dëshiruara. Ju keni gjithçka që duhet për të përjetuar një fundjavë si në ëndrra.

Ujori

Jeni në gjendje të doni pa kushte. Dashuria dhe pasioni janë në radhë të parë. Ju lëvizni male të tëra që të përjetoni emocione. Të gjithë kundër të gjithëve në mënyrë që të përjetoni një emocion dashurie. Dita e Shën Valentinit është në duart tuaja dhe lumturia gjithashtu.

Peshqit

Zemra vjen e para. Dashuria është fjala kryesore e ekzistencës tuaj. Dita e Shën Valentinit është festa e dashurisë dhe zemra do të rrahë për ju. Bëhuni gati ta jetoni këtë festë të qetë. Disa ëndrra do të bëhen realitet.