HOROSKOP

Nis sezoni i Akrepit: Si do të ndikojë në secilën shenjë të Zodiakut

Nis sezoni i Akrepit: Si do të ndikojë në secilën

Ka nisur zyrtarisht sezoni i Akrepit dhe ndryshime të dukshme pritet të vijnë për të gjitha shenjat e Zodiakut. Akrepi është një shenjë uji që ka të bëjë me sigurinë emocionale dhe privatësinë. Pasioni dhe misteri që e ndjek këtë shenjë mund të shfaqet ndryshe për çdo person.

Si do të ndikojë muaji i Akrepit tek shenja jote e zodiakut:

Dashi

Dash, ky është një muaj i mirë për të vlerësuar atë që ju bën të ndiheni të qëndrueshëm. Sezoni i Akrepit do të eksplorojë pjesën tuaj sekrete të transformimit dhe do t’ju kujtojë se e siguria emocionale dhe financiare është një lloj tjetër lirie që duhet përqafuar.

Demi

Sezoni i Akrepit do të përmirësojë marrëdhëniet tuaja, Dem, kështu që bëhuni gati për lidhje të vërteta romantike. Ky muaj do të ushqejë marrëdhëniet tuaja dhe tek pjesa e intimitetit, është koha juaj për të kënaqur plotësisht dëshirën tuaj Venusiane për dashuri dhe përkushtim!

Binjakët

Energjia e Akrepit do ju fuqizojë të shkoni në punë dhe të bëni rregullime pozitive në jetën tuaj. Gjithashtu mund të transformojë për mirë rutinën tuaj të përditshme dhe zakonet e shëndetshme. Provoni të iintegroni veten në aktivitete si joga dhe meditimi.

Gaforrja

Sezoni i Akrepit është një kohë e shkëlqyer për të eksploruar dëshirat tuaja në dhomën e gjumit, si dhe aktivitetet krijuese, ndaj mos kini frikë të humbni në atë që ju sjell kënaqësi.

Luani

Sezoni i Akrepit do ju kthejë pas në kujtimet tuaja, Luan. Kështu që prisni ndjenja të forta nostalgjie. Ju madje mund të ndiheni më të prirur për të gërmuar në prejardhjen tuaj, për të eksploruar rrënjët tuaja familjare. Sezoni i Akrepit ju inkurajon të përqafoni evolucionin e jetës tuaj në shtëpi.

Virgjëresha

Sezoni i Akrepit po hyn në fushën e jetës që ka të bëjë me komunikimin, Virgjëreshë, kështu që konsideroni të punoni në aftësitë tuaja të të folurit dhe të dëgjuarit gjatë kësaj kohe. Si një shenjë Merkuriale, ju e dini se ka gjithmonë vend për përmirësim me stilin tuaj të komunikimit.

Peshorja

Sezoni i Akrepit ka të bëjë me paratë dhe mund të ketë rrjedha të reja të ardhurash për ty peshore. Kjo është një kohë ideale për t'u fokusuar në financat tuaja. Ky muaj mund të rrisë dëshirën tuaj për të qenë të sigurt ekonomikisht, gjë që mund t'ju nxisë të punoni më shumë.

Akrepi

Akrep, ky sezon ka të bëjë me përmirësimin e ndjenjës tuaj për veten. Është një kohë e mirë për të reflektuar mbi rritjen tuaj dhe për të festuar fitoret tuaja. Është koha juaj të shkëlqeni me Diellin dhe Marsin në shenjën tuaj. Ju mund të ndiheni të fuqizuar në të gjitha aspektet e personalitetit tuaj, gati për t'i treguar botës se jeni të vërtetë.

Shigjetari

Para se t'i tregoni botës se kush jeni në sezonin tuaj, së pari duhet të kuptoni më mirë veten. Sezoni i Akrepit prek frikën, talentet, aftësitë dhe veten tuaj më të fshehtë. Ju mund të arrini të kuptoni më shumë rreth pikave tuaja të forta dhe të dobëta gjatë ketij muaji.

Bricjapi

Sezoni i Akrepit do ju nxisë të përqendroheni dhe të ushqeni miqësitë tuaja. Mos kini frikë të bëni një pushim nga e gjithë puna juaj e palodhur për të kaluar kohë me miqtë tuaj të ngushtë.

Ujori

Ky sezon Akrepi do ndriçojë imazhin tuaj dhe fushën profesionale, kështu që mund të ndiheni pak më introvertë se zakonisht. Edhe pse Akrepi njihet si një shenjë misterioze, kjo nuk do të thotë që ju duhet t'i shmangeni njohjes profesionale. Sezoni i Akrepit inkurajon gjithashtu strategjinë profesionale në mënyrë që të arrini dhe të njiheni pikërisht për atë që dëshironi.

Peshqit

Peshq, ky sezon do të zgjerojë horizontin tuaj, kështu që përgatituni për tpër të zbuluar pasione të reja. Merrni parasysh të mësoni një aftësi të re si dizajni grafik ose shkrimi krijues, ose ndoshta studioni një gjuhë tjetër këtë sezon.

Tiranapost.al.Z.B