HOROSKOP

Nga e para tek e fundit, kush nga shenjat e horoskopit e mbajnë gjallë tavolinën apo një grup WhatsAppi?

Nga e para tek e fundit, kush nga shenjat e horoskopit e mbajnë gjallë

Ky është vendi ku do njihni nga e para tek e fundit shenjat më popullore.

Nga ata që i njeh gjithë qyteti e shkolla, tek ata që struken nëpër cepa. Kush e mban tavolinën apo grupin e WhatsApp-it gjallë?

**Luani**

Duaji, ose urreji, por nuk ka asnjë mënyrë për t'i shpëtuar një Luani kur ata gjenden në habitatin e tyre natyror: në qendër të vëmendjes në bisedën e grupit.

**Shigjetari**

Nuk ka askush që di ta bëjë të buzëqeshë një fytyrë të ngrysur si: Shigjetari.

**Binjakët**

Janë këtu, janë atje, janë kudo: përshëndetuni me binjakët e zodiakut që janë aty për t'ju mbajtur dorën dhe për të dërguar sasinë e duhur të memeve apo për të ngushëlluar gjatë një ndarjeje të vështirë. Ama janë të njëjtët që të lënë në baltë kur i kërkoni para.

**Akrepi**

Nuk kanë frikë të jenë tipi i keq, kjo shenjë do t'jua thotë gjërat siç janë—por magnetizmi i personalitetit të tyre do të thotë se nuk mund të zemëroheni me ta kur ju kritikojnë.

**Peshqit**

Një mik për të gjithë, një Peshk është këtu vetëm për kohë të mira dhe për të përhapur energji pozitive.

**Dashi**

Në piramidën e mendoje, ndjeje, thuaje, një Dash shpesh mund të kalojë në hapin e fundit para se të ketë kohë të mendojë gjërat. Por kur keni nevojë për një kontroll realiteti dhe një bisedë serioze, ky është personi që ju duhet në jetën tuaj.

**Peshorja**

Nuk priren të jenë ekstremistë, popullariteti i një Peshoreje në bisedën e grupit pasqyron qëndrimin e tyre të ekuilibruar në jetë. Mund të mos jenë të adhurueshëm universal si një Luan, por nuk janë as të fundit e listës.

**Demi**

Gjithashtu tërheqin vëmendje në mes të grupit sepse kjo shenjë tokësore është gjithmonë ndër të parët që përgjigjet në orë të pazakonta të natës qoftë edhe me një emoji.

**Gaforrja**

Duhet shumë për të përballuar intensitetin dhe madhësinë sfiduese të pasionit të vërtetë të një Gaforreje. Dinamikat e vazhdueshme të një bisede grupi? Jo, ata do të preferonin ta shmangnin dhe të flasin me njerëzit një më një.

**Bricjapi**

Të gjithë duan të dëgjojnë të vërtetën, por jo të gjithë mund ta përballojnë—dhe diku mes këtyre dinamikave është një Bricjap dhe ankthi i tyre jo aq i fshehur për paaftësinë për të gjetur një vend në grup.

**Virgjëresha**

Egoja lehtësisht e lëndueshme e pranishme në një bisedë grupi për fat të keq nuk është atmosferë e favorshme për aftësinë e një Virgjëreshe për të kontrolluar situatën.

**Ujori**

Fantazma e grupit është Ujori. Ndonjëherë është e lehtë të harrohet se një Ujor është aty pasi nuk është prezent në bisedë.