HOROSKOP

Ka disa arsye astrologjike pse Zendaya dhe Timothée Chalamet janë kaq miq të mirë

Ka disa arsye astrologjike pse Zendaya dhe Timothée Chalamet janë

Zendaya dhe Timothée Chalamet kanë treguar se kanë kimi në rolet e tyre, por edhe jashtë filmit. Vetë Zendaya është shprehur se ajo edhe Timmy janë "miq të ngushtë". Për ta kuptuar më shumë miqësinë dhe afrimitetin e tyre na ndihmon astrologjia.

Zendaya dhe Timothée janë të dy shenja toke dhe i marrin instiktivisht karakteristikat e njëri-tjetrit: Ata janë të dy punëtorë dhe kanë përparësi stabilitetin. Si një diell i Virgjëreshës, Zendaya është e orientuar drejt detajeve; Timothée ka diellin në Bricjap duke e bërë atë të orientuar drejt qëllimit dhe një lider të lindur nga natyra.

Ndërsa pajtueshmëria me shenjat e diellit është vetëm një pjesë e asaj që i bën ata dy miq të mirë. Ja çfarë thotë pjesa tjetër e astrologjisë për miqësisë së tyre:

Timothée Chalamet dhe Zendaya të dy kanë energji të madhe të Virgjëreshës

Gjëja më e madhe që miqësia e tyre ka të përbashkët është vendosja e tyre e fortë në tokë. Dielli i Virgjëreshës së Zendaya është i njëjtë me ashendentin e Timmy, duke e bërë të lehtë për aktorin e Little Women të kuptojë menjëherë personalitetin e yllit të Spider-Man.

Afërdita e Timothée në Ujor përputhet me Ujorin ashendent të Zendayas

Meqenëse Venusi sundon mbi lidhjen, Timothée duke pasur Venusin e tij të njëjtë me shenjën e ashendentit të Zendayas e bën të lehtë që të kuptojë mënyrën e ndërtimit të marrëdhënies, pasi ka shumë të ngjarë të ketë cilësi të ngjashme.

Afërdita e Zendaya-s në Gaforre bie në shtëpinë e 11-të të miqve të Timothée

Venusi i Zendaya është në Gaforre, që do të thotë se ajo kërkon të ushqejë dhe të kujdeset për njerëzit në jetën e saj. Timmy, nga ana e tij, ka shenjën kardinale të ujit, Gaforren që udhëheq shtëpinë e tij të 11-të të miqve. Kjo do të thotë se ndërsa ai nuk ka asnjë planet në këtë shenjë, qasja e tij ndaj miqësive përfshin shumë shenjën e Gaforreve.

Tiranapost.al.Z.B