HOROSKOP

Horoskopi për datën 9 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 9 prill nga Russell Grant

Dashi

Do të lehtësoheni kur ta merrni jetën me një ritëm që është shumë larg nga ai që keni pasur së fundmi. Ju e kuptoni plotësisht presionin e madh që kanë kolegët për momentin, por nuk jeni në gjendje të bëni gjithçka dhe është koha të delegoni disa nga përgjegjësitë tuaja. Një koleg i vjetër do të ofrojë mbështetje, si emocionale ashtu edhe fizike.

Demi

Ngjarjet dhe aktivitetet e komunitetit do bëjnë të mundur që ju të harxhoni gjithë energjinë tuaj. Ju nuk keni qenë aspak të kënaqur me mbajtjen e githë kësaj energje brenda gjatë gjithë kohës. Një ushtrim i lehtë do t'ju japë një shkëlqim tërheqës. Miqtë do të kënaqen në shoqërinë tuaj. Nëse jeni lodhur duke bërë detyrat tuaja rutinë në të njëjtën mënyrë çdo ditë, duhet të përfitoni nga rasti për të eksperimentuar me metoda që janë të huaja për ju.

Binjakët

Ju nuk jeni të interesuar të bashkoni forcat me njerëzit që kërkojnë përfitime për angazhimet në grup. Dëshironi të shihni se ata janë seriozë dhe po kërkoni të punoni me njerëz që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur një qëllim. Nuk do të merreni me askënd, sjellja e të cilit cënon ndjenjën tuaj të fortë të drejtësisë.

Gaforrja

Ju duhet të zgjidni një problem të përsëritur dhe nëse nuk merreni tani me të, padyshim që nuk do të zhduket. Nëse nuk bëni diçka për të eliminuar pengesën, do të bëhet shumë pak përparim. Mos u habitni kur ta shihni veten të lodhur emocionalisht dhe të keni nevojë për më shumë kohë për t'u çlodhur dhe shëruar.

Luani

Një shaka mund të shkojë keq dhe do të dëshironit të mos ishit i përfshirë. Do të ishte më mirë të shmangnit bërjen palë me të. Mendoni me shumë kujdes para se të flisni kur jeni në shoqërinë e një miku ose të një kolegu të ndjeshëm.

Virgjëresha

Është e rëndësishme t'u jepni atyre që janë afër jush lirinë për të bërë gjërat e tyre. Ata duhet të kenë shansin të provojnë se sa të aftë janë për të marrë vendimet e tyre. Edhe nëse ndjeni sikur një i ri në familje po bën një gabim, përpiquni të mos bëni komente që do të tingëllojnë si kritika.

Peshorja

Dikush do t'ju nxisë të hyni në një marrëveshje që do t'ju pëlqejë më shumë atyre sesa juve. Sa më shumë që mendoni për këtë, aq më shumë mund të shihni rrezikun e përfshirjes. Ju mund ta kuptoni ngazëllimin e tyre, por do të preferonit të mos përfshiheshit.

Akrepi

Një problem nuk do të jetë aq shqetësues sa mund të duket. Në një projekt pune ose komuniteti ju mund ta gjeni veten të detyruar të bëni detyra që nuk i keni bërë kurrë më parë. Sado e re të jetë kjo përvojë për ju, arritjet tuaja do të jenë diçka për të cilën do të krenoheni.

Shigjetari

Energjia e pafund që keni do t'ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur. Ju nuk jeni i sigurt nga vjen, por po gjeni motivimin që ju ka munguar kohët e fundit dhe do të shihni rezultatet. Nuk ka rëndësi nëse të tjerët largohen që në pengesën e parë, ju dëshironi të bëni përpara aq sa mundeni.

Bricjapi

Mundohuni, sa më shumë që të shikoni shfaqjet teatrale që kanë humor. Qëndroni të qetë edhe nëse reagimet tepër dramatike të disa njerëzve ju shkaktojnë acarim. Planet e ardhshme janë duke u diskutuar dhe një në veçanti do të jetë i rëndësishëm për një të afërmin tuaj. Ju do të punoni tepër fort për t'u siguruar që kjo gjë të mund të ndodhë.

Ujori

Ju mund të hezitoni të kërkoni këshilla nga një mik apo koleg edhe pse e dini që ata kanë aftësinë, kualifikimin dhe përvojën që do t'ju ndihmojë të arrini një qëllim specifik. Nëse nuk pyet, nuk do të zbulosh kurrë nëse ata janë të gatshëm të japin ndihmën e tyre dhe mund të befasoheni nga përgjigjet e tyre inkurajuese.

Peshqit

Një program do të rregullohet për t'iu përshtatur rrethanave që ndryshojnë. Fokusi juaj do të jetë në përgjegjësitë tuaja dhe kjo do t'ju ndihmojë të harroni rëndësinë e asaj që po bëni. Përvoja do të jetë mahnitëse dhe nëse kjo lidhet me profesionin tuaj, ju e dini se kjo është ajo që ju dini të bëni më mirë.