HOROSKOP

Horoskopi për datën 9 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 9 mars nga Russell Grant

Dashi

Nuk keni pse të thoni atë që po mendoni kur jeni me dikë të veçantë. Ky njeri lexon mendjen tuaj. Disa nga idetë tuaja janë ekstravagante dhe dikush në familje do t'ju nxisë të jeni më të kujdesshëm. Do të donit të blinit disa gjëra pa menduar, por kjo nuk është koha për ta bërë këtë.

Demi

Dikush në një faqe të rrjeteve sociale do të kërkojë mendimin tuaj për një ngjarje të fundit. Ju mund të mos ndiheni në gjendje të komentoni. Jeta e punës është më e relaksuar sesa ka qenë për një kohë të gjatë. Ju madje mund të shijoni disa aspekte të punës tuaj. Një takim online sjell shansin që të zgjeroni rrethin tuaj të miqve.

Binjakët

Mund të jetë e nevojshme t`i kushtoni kohë nga e juaja projekteve të punës dhe shqetësimeve të brendshme. Kjo mund të mos jetë aktiviteti juaj i preferuar por do të ndiheni më të organizuar deri në fund të ditës. Dikush nga e kaluara do të jetë në kontakt dhe pyetjet që ata do të bëjnë do të jenë arsyeja për shumë nga problemet tuaja aktuale.

Gaforrja

Një marrëveshje biznesi mund të kërkojë nevojën për të bërë një udhëtim brenda natës diku. Para se të niseni për në udhëtimin tuaj, kontrollojini të gjitha a janë në rregull. Mos harroni, gjithashtu, të kontaktoni një mik apo të afërm shëndeti i të cilit nuk ka qenë shumë i mirë. Do të jetë mirënjohës që ju keni menduar për të dhe telefonata juaj do të thotë shumë për të.

Luani

Gjendja shpirtërore përreth jush është e qetë. Askush nuk duket i etur për të bërë ndonjë gjë tepër të mundimshme. Të mos bësh asgjë mund të duket si humbje e kohës tënde të vlefshme. Çdo gjë rutinë do t'ju mërzisë.

Virgjëresha

Një punë që shtohet do të duket si një problem i madh për të tjerët. Për ju, nuk do të ketë aspak telashe. Dikush do të lehtësohet për ta lënë atë në duart tuaja të afta. Një i dashur e ka të vështirë të diskutojë për një temë prekëse, por kjo është një çështje me të cilën të dy duhet të përballeni shumë shpejt.

Peshorja

Ndryshimi është përpara. Ju e kuptoni këtë dhe e dini se është e nevojshme të bëni disa përmirësime në jetën tuaj. Do të ndjeheni të trishtuar t`i thoni lamtumirën me disa njerëzve ose të lini disa aspekte të jetës suaj pas, por është koha t`i lini ca gjëra të shkojnë më rrjedhën dhe dhe të vazhdoni me pjesën tjetër të jetës tuaj. Keni shumë për të arritur.

Akrepi

Koha po ikën dhe ju pyesni veten si ikën ora. Ka diçka që mezi e pret gjatë mbrëmjeve. Një bisedë e gjatë me një mik do t'ju ndihmojë të kuptoni pse është ndjerë i mjeruar.

Shigjetari

Pranoni çdo ofertë për ndihmë nëse kjo mund të zvogëlojë përgjegjësitë tuaja. Duhet të ndiheni mirë kur i hiqni nga vetja disa barra dhe ia dorëzoni njerëzve të besueshëm. Edhe pse një pjesë e juaja reziston të mos e pranojë ndihmën, kjo do ta bënte jetën më të lehtë në të ardhmen. Do keni më shumë kohë për t'u përqëndruar në një ose dy fusha specifike.

Bricjapi

Ka shumë gjëra që po ndodhin në vendin e punës. Asgjë nuk duket e organizuar. Mesazhet e përziera shkaktojnë konfuzion. Rutina juaj është prishur dhe nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni për më të mirën. Bisedat për ndryshimin e ardhshëm ju bëjnë të pyesni nëse është koha të filloni të kërkoni një punë tjetër.

Ujori

Do të dëgjoni diçka intriguese për një fqinj, por sa e vërtetë është kjo? Dikush ka më shumë të ngjarë të transmetojë lajme të rreme. Çështjet financiare dhe kontraktuale kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Përmbajuni marrëveshjeve. Përmbushni të gjitha zotimet ligjore. Pranoni një ofertë për të pasur një argëtim krijues ose romantik më vonë.

Peshqit

Të gjitha mundësitë që hasni duhet të trajtohen me kujdes. Nëse një ofertë tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë, do të jetë. Merrni parasysh pasojat e mundshme para se të nxitoni për ndonjë gjë. Problemet do të ndodhin përmes veprimit impulsiv dhe vendimeve të pakujdesshme. Idetë e reja mund t`ju entuziazmojnë, por a janë praktike?