HOROSKOP

Horoskopi për datën 5 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 5 gusht nga Russell Grant

Dashi

Ju po ndiqni me vëmëndje një projekt komunitar që synon të ndihmojnë të rinjtë. Aktivitetet e reja do të shkojnë mirë. Njohja e të rinjve me aktivitetet që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të tyre do të jetë shpërblyese. Një ofertë biznesi do t’ju befasojë dhe do të ndiheni shumë të lumtur.

Demi

Një ftesë e papritur do t`ju fusë në dilemë. Kreu i një ndërmarrjeje është i vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe mendon se ju do të jeni një pasuri për kompaninë e tij. Nuk jeni të sigurtë nëse doni ta bëni këtë ndryshim, veçanërisht kur kjo gjë nënkupton heqjen dorë nga angazhimet që keni diku tjetër.

Binjakët

Nuk doni që njerëzit të ndihen të zhgënjyer nga ju vetëm sepse nuk keni të njëjtin entuziazëm me ta për një projekt të përbashkët. Po bëni çmos për ta fshehur mërzitjen tuaj. Një mënyrë për të përmirësuar situatën do të jetë të shtoni aftësitë krijuese në këtë projekt. Gjeni mënyra për të shprehur kreativitetin tuaj.

Gaforrja

Ju e ndjeni se keni qenë duke ndjekur një rutinë për një kohë të gjatë dhe keni nevojë për diçka të re. Ndryshimi do t’ju çojë në rrugën drejt suksesit. Po mendoni të rimobiloni shtëpinë tuaj, blini ato artikuj që do e përmirësojnë mjedisin tuaj.

Luani

Rezistojini dëshirës për të sulmuar dikë kur një situatë familjare del jashtë kontrollit. Mos thuaj asgjë për të cilën mund të pendohesh më vonë. Mund të keni nevojë të largoheni nga ky problem. Nënshkrimi i një marrëveshjeje të re ose vendosja e një depozite në bankë do ta bëjë të ardhmen tuaj më të sigurtë.

Virgjëresha

Bëni një listë të riparimeve që duhet të bëhen në shtëpi dhe më pas renditini ato sipas përparësisë. Krahasoni çmimet para se të blini artikujt. Kjo mund të mos jetë një nga ditët tuaja më të mira për ndarjen e ideve pasi do të duket sikur njerëzit e tjerë presin që ju të ndiqni sugjerimet e tyre.

Peshorja

Nëse keni nevojë për mbështetje për diçka që është e veçantë për ju, duhet që ta kërkoni. Mos prisni që të tjerët të tregojnë interes për ju. Disa ide që po parashtroni për të ndihmuar në përmirësimin e një situate pune nuk do të merren seriozisht. Ju kishit shpresuar se sugjerimet tuaja do të pranoheshin.

Akrepi

Një i ri në familje ka nevojë për një bisedë për ta ndihmuar nga një fazë e vështirë. Edhe pse një projekt pune do të shkojë më mirë nga sa pritej, në çështjet personale do të keni disa probleme. Fjalët që do të thuhen me zemërim do të hapin plagët e vjetra.

Shigjetari

Nuk e kishit pritur të ndiheshit kaq keq kur një keqkuptim i vogël do të prishë ekuilibrin tuaj. Kjo çështje kërkon mendim më të kujdesshëm. Mund të ketë diçka më të rëndësishme që ju shqetëson. Do të jetë e rëndësishme të jeni të sinqertë për ndjenjat tuaja.

Bricjapi

Tensioni në familje ka të bëjë shumë me dallimet se si menaxhoni çështjen e parave. Kur keni vështirësi financiare, ndonjëherë duhet të jeni krijues. Në vend që të shpenzoni para, filloni të kaloni më shumë kohë së bashku. Të kapërceni problemet e parave mund të ndihmojë në heqjen e stresit nga marrëdhëniet tuaja.

Ujori

Një marrëdhënie e ngushtë është nën tension. Dikush që e njihni prej vitesh po sillet çuditshëm dhe ju nuk e kuptoni pse. Ju nuk mund ta kuptoni këtë lloj presioni. Përballuni me këtë problem dhe kërkoni përgjigje të sinqerta. Nëse e injoroni problemin, kjo marrëdhënie do të vazhdojë të jetë e tensionuar.

Peshqit

Punët rutinë kanë filluar t`ju mërzisin. Keni nevojë të bëni diçka që ju bën të ndiheni të dobishëm dhe produktiv. Merruni me një hobi që mund ta shijoni edhe jashtë shtëpisë tuaj. Ndryshimi do t?ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Takimi me një mik do t?ju sjellë një surprizë.