HOROSKOP

Horoskopi për datën 4 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 4 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Një koleg i kujdesshëm nuk shqetësohet nga entuziazmi juaj por, do t'ju këshillojë të kurseni energjinë. Ata nuk ju njohin shumë mirë. Do të jetë e rëndësishme të gjeni një mënyrë për të harxhuar energjinë tuaj. Nëse disa gjëra nuk po shkojnë aq mirë sa e keni menduar një shëtitje e gjatë, palestra ose noti do t'ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura.

Demi

Kohët e fundit keni pasur një sjellje më praktike dhe të organizuar për çështje të rëndësishme dhe kjo gjë do të vazhdojë. Veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra të rëndësishme siç janë çështjet bankare, të sigurimeve dhe taksave, ju do t'i trajtoni këto me efikasitet. Kjo gjë do të inkurajojë të gjithë të tjerët që janë përfshirë në punët tuaja të tërhiqen dhe t`ju lejojnë të bëni punën tuaj.

Binjakët

Ju keni nevojë të trajtoni disa çështje praktike që janë komplekse dhe marrin shumë kohë. Duhet t`i trajtoni më kujdes dhe nuk është ide e mirë të nxitoni. Merrni një sugjerime nga një mikeshe e shenjës së Virgjëreshës dhe trajtojini çështje të tilla hap pas hapi.

Gaforrja

Do t'ju kërkohet të merrni përsipër një aktivitet të një grupi ose komuniteti. Roli i udhëheqësit ju është besuar, kështu që vazhdoni me besim. Ju keni aftësinë e mrekullueshme për të kuptuar atë që njerëzit e tjerë po përpiqen të shpjegojnë edhe pse po përpiqen të gjejnë fjalët e duhura.

Luani

Ju nuk doni të qëndroni në shtëpi ose në zyrë kur mund të jeni jashtë. Ajri i pastër është shumë i rëndësishëm, ai do të bëjë që humori juaj të rritet. Po filloni të ndiheni të ngecur me punën dhe çështje të tjera. Bërja e disa ndryshimeve në rutinën tuaj të përditshme do t'ju ndihmojë.

Virgjëresha

Një dëshirë për shumëllojshmëri dhe ndryshim do t'ju largojë nga argëtimet dhe vendet e njohura. Lajmet e mira për një pushim në të ardhmen ose planet për një udhëtim do t'ju japin diçka për t'u kënaqur. Mezi prisni të shihni pamjen në fytyrat e familjes suaj kur t`jua thoni këtë lajm. Më në fund keni diçka për të pritur.

Peshorja

Dikush që ka hezituar të ndajë informacion do të tregojë shenja që gradualisht po fillojnë të shkrijnë. Vazhdoni të tregoni se jeni gati t`i prisni ata derisa t`i tregojnë të gjitha. Mund t`ju kërkohet nga shefi juaj të mësoni aftësi të reja. Shmangni marrjen e një vendimi impulsiv dhe kërkoni kohë për ta menduar mirë.

Akrepi

Mundësia për të fituar para pa qenë e nevojshme të lini familjen pas dore, do t'ju tërheqë. Ju mund të vendosni të filloni biznesin tuaj ose të pranoni një ofertë për të punuar përgjithmonë nga shtëpia. Kjo do të kursejë udhëtime të gjata dhe ngatërrimin me rregullat e zyrës.

Shigjetari

Ju nuk dëshironi ta vrisni mendjen për gjëra që janë komplekse dhe të komplikuara. Ju dëshironi hapësirë, aventura dhe argëtime. Një mik që ka të njëjtën mendje me ju do të jetë po aq i etur sa ju t`ju bashkohet për t'u argëtuar. Vendosni një limit shpenzimesh paraprakisht nëse keni nevojë të shikoni shpenzimet tuaja.

Bricjapi

Nëse keni qenë jo i kujdeshëm në lidhje me thirrjen e miqve ose fqinjëve kohët e fundit, tani është koha për t`iu kushtuar vëmendje. Dikush që ka qenë pa punë do të jetë mirënjohës për mundësinë që i dhatë në kompaninë tuaj. Bëni thirrje të rregullta telefonike nëse nuk mund të takoheni me një person.

Ujori

Dikush në familje do t'ju sugjerojë të bëni ndryshime në një projekt që keni planifikuar një kohë të gjatë. Ju nuk mendoni se idetë e tyre do të funksionojnë dhe duhet të këmbëngulni të qëndroni në përfundimet në të cilat keni arritur tashmë. Ky është projekti juaj dhe duhet të veproni në mënyrën tuaj.

Peshqit

Ndiheni të shqetësuar për aftësinë tuaj për të përballuar përgjegjësitë shtesë. Planifikimi i kujdesshëm nuk ka qenë kurrë diçka për të cilën ju jeni shqetësuar shumë, por nëse i organizoni gjërat sa më parë që të jetë e mundur, do të ndiheni më të kontrolluar dhe më pak nervoz. Një lavdërim i vogël nga dikush më lart se ju do t'ju bëjë të punoni më mirë dhe të ndiheni më mirë.