HOROSKOP

Horoskopi për datën 3 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 3 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Ju mund të merrni përsipër një projekt të vështirë pa pyetur. Ju mund të shihni se cili është problemi dhe gjithashtu keni zgjidhjen. Shefi juaj nuk do t`ju dalë kundër. Në fakt ai do të jetë mirënjohës për ndërhyrjen tuaj kur kjo do t'ju kursejë shumë para.

Demi

Disa sfida interesante janë përpara që do të thotë se nuk do të ketë kurrë një moment qetësie. Për shkak se jeni duke punuar me një numër njerëzish, mund t'ju duhet të përshtateni me metodat e tyre në vend që të ndiqni metodat tuaja.

Binjakët

Është e vështirë të mos jesh i pasigurt kur të duhet të punosh me dikë që e ka të vështirë të bashkëpunojë. Ju duhet t'i besoni shumë këtij personi pasi mund të punoni së bashku për disa kohë. Mund të jetë një surprizë kur të kuptoni se së bashkë në fakt bëni një ekip të shkëlqyer.

Gaforrja

Jeni lodhur së menduari për një problem dhe kjo nuk po ju çon askund. Në vend që t'i zgjidhni gjërat kokë më kokë, kjo është një çështje që duhet të lihet mënjanë për ca kohë. Zgjidhja do të shfaqet kur më pak e prisni. Kaloni kohë me dikë që ju bën të ndjeheni shumë mirë.

Luani

Një i afërm ose një fqinj do të dëshirojë të transmetojë disa thashetheme që ka dëgjuar për dikë nga e kaluara juaj. Ata mendojnë se do të jeni të interesuar t'i dëgjoni të gjitha, por ju s`doni t`ia dini. Disa lajme të mirë këtë mëngjes do të konfirmojnë përmirësimin e gjendjes tuaj financiare.

Virgjëresha

Një grumbull i detyrave është mbledhur dhe duhet ta sistemoni. Kolegët dhe familjarët do t'ju tërheqin vëmendjen me bisedat e tyre të pafundme. Ata nuk do ta kuptojnë qëllimin tuaj për të vazhduar më tej nëse nuk u tregoni atyre. Më mirë akoma, kërkoni ndihmë.

Peshorja

Do jeni nervoz për një invtervistë që do jepni. Edhe pse ndiheni nën një presion të madh do ta qetësoni veten tuaj. Pjesa më e keqe do të jetë pritja, por nëse paraqiteni shumë herët, kjo do t'jua shtojë nivelin e stresit.

Akrepi

Është koha që disa detyra t'ua delegojmë të tjerëve. Dorëzojani një punë shumë të vështirë për ju, një kolegu tjetër. Merrni disa udhëzime nëse jeni mbërthyer pas një detyre që nuk e kishit bërë kurrë më parë. Shfrytëzoni çdo shans të dhënë për të lehtësuar veten nga streset dhe tensionet e jetës së përditshme.

Shigjetari

Një shok apo koleg do të bëjë disa sugjerime për të cilat nuk do të jeni të lumtur. Ata po përpiqen të jenë të dobishëm, por juve nuk keni nevojë. Megjithatë, ngaqë nuk doni të mërzitni askënd, ky do të jetë një mësim i mirë për durimin.

Bricjapi

Shërbimet që lihen në pritje do të shkaktojnë shqetësime. Ju jeni të ndrojtur rreth disa planeve të ardhshme. Një partner do të ofrojë mbështetje emocionale dhe morale. Pavarësisht nga sfidat që keni përpara, do ta kaloni këtë së bashku. Ky partneritet do t'ju sjellë kënaqësi pasi pikat tuaja të forta dhe të dobëta individuale plotësojnë njëra-tjetrën.

Ujori

Duhet kohë për të njohur një partner të ri. Ju jeni nervoz pasi nuk dini se çfarë këtij njeriu i pëlqen. Sapo të ndiheni më të vendosur në një marrëdhënie, ajo mund të jetë më pak misterioze, por të paktën do të dini se ku jeni. Gjeni një rrugëdalje për humorin tuaj luhatur duke bërë diçka ndryshe.

Peshqit

Ju nuk do të ndaleni derisa të keni përmbushur të gjitha detyrimet që keni marrë sot. Do t`i jepni lejen vetes për t`u çlodhur, vetëm pasi t`i keni mbyllur të gjitha detyrat.