HOROSKOP

Horoskopi për datën 29 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 29 korrik nga Russell Grant

Dashi

Jeni gati të uleni me partnerin tuaj ose dikë që është po aq i afërt, për të zgjidhur diçka për të cilën mendoheni për një kohë të gjatë. Ju duhet të dini se çfarë ata po planifikojnë në mënyrë që të lidhni planet tuaja me ata. Jeni në mes të pranimit të një ftese shoqërore spontane dhe kalimit të kohës vetëm.

Demi

Takimi me një mik të vjetër i cili ka kaluar një problem pas tjetrit do t'ju bëjë të merrni parasysh marrëdhëniet tuaja. Ju mund ta kuptoni se sa fajtor jeni që nuk i numëroni shpesh bekimet tuaja. Lajmet në familje do t'ju befasojnë dhe do t'ju kënaqin.

Binjakët

Diskutimi i planeve do t'ju japë një kuptim që idetë tuaja po merren seriozisht. Ky është shansi juaj për të ndërmarrë një projekt të përbashkët. Përpjekjet tuaja të fundit kanë pësuar një ndryshim.

Gaforrja

Jeni të pasigurt se si ndiheni për një situatë të veçantë. Dikush nga afër do ta kuptojë konfuzionin tuaj. Ndajini ndjenjat tuaja dhe ato do t'ju ndihmojnë të kuptoni veten. Ju mund të duhet të bëni një hap prapa nga një situatë e tensionuar për të reflektuar, përsiatur dhe planifikuar.

Luani

Nuk do të ndaleni këto ditë dhe prirja juaj është ta merrni punën në shtëpi me vete çdo mbrëmje. Duhet të jeni të vetëdijshëm për nevojën për të marrë një frymë. Ju duhet të merrni parasysh shëndetin tuaj dhe një mënyrë për të zvogëluar ngarkesën tuaj është të lejoni të tjerët të ndajnë përgjegjësinë.

Virgjëresha

Një projekt që ka filluar kohët e fundit po ecën shumë mirë. Informacioni që ishte premtuar ka qenë i ngadaltë. Disa njerëz mund të gjejnë kohën të kontaktojnë me ju pikërisht atëherë kur ju i kishit humbur shpresat.

Peshorja

Ju po prisni të përfshiheni në një projekt sfidues, por nuk doni të nxitoni për asgjë dhe të bëni gabime. Vetëm se jeni hezitues mbi mynyrën se si të zgjidhni një situatë të vështirë nuk do të thotë që jeni dembel ose e injoroni atë. E vërteta është që ju jeni shumë punëtor dhe doni ta kryeni siç duhet këtë punë.

Akrepi

Diçka do ta kthejë vëmendjen tuaj në çështjet shëndetësore. Do kuptoni se duhet t`i kushtoni rëndësi më shumë ushtrimeve dhe palestrës. Nuk do të duhet shumë imagjinatë për të zgjidhur këtë problem dhe sigurohuni që menjëherë të veproni sipas vendimit që morët.

Shigjetari

Asgjë nuk do të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Ju mund të duhet të prisni pak kohë që njerëzit të marrin masa. Përgatituni për këtë pasi ka disa marrëveshje që duhet të kalojnë nëpër kanalet e zakonshme para se të mund të vazhdojnë përpara.

Bricjapi

Një qëllim i veçantë do të tërheqë interesin dhe vëmendjen tuaj. Kjo do të kërkojë përqendrim dhe vetë-disiplinë dhe nuk ju mungon asnjëra prej tyre. Para se të filloni një detyrë të rëndësishme, do të zgjidhni një vend të qetë ku e dini se nuk do të shqetësoheni ose shpërqendroheni.

Ujori

Keni diçka për të thënë dhe nuk mund të përmbaheni më gjatë. Ju nuk do të kënaqeni kur të detyroheni të mbani gjuhën në publik. Mund të kalojnë disa javë para se të ndiheni të papenguar nga rrethanat. Tani për tani diskutimi i shqetësimeve tuaja pas dyerve të mbyllura do të jetë një ndihmë e madhe.

Peshqit

Një qëllim personal që kurrë nuk e kishit menduar, duket se do të realizohet. Ishit të shqetësuar pasi mendonit se i kishit vënë vetes qëllime shumë të larta, por ja që fati sot do të jenë në anën tuaj.