HOROSKOP

Horoskopi për datën 29 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 29 janar nga Russell Grant

Dashi

Diskutimet financiare dhe të biznesit ju bëjnë të ndiheni të hutuar dhe të pasigurt. Ju nuk jeni i sigurt se çfarë po planifikojnë disa njerëz dhe dikush po flet pa shumë kuptim. Kontrolloni dy herë të gjitha detajet dhe mos hezitoni të bëni më shumë hulumtime për të gjetur përgjigjet që ju duhen nëse ndjeni se dikush po ju fsheh të vërtetën.

Demi

Jeni gati për çdo sfidë që merrni përsipër. Nuk ka rëndësi se çfarë po bëni. Jeni të fokusuar. Entuziazmi juaj do të jetë ngjitës pasi miqtë dhe kolegët tuaj frymëzohen thjesht duke dëgjuar idetë tuaja dhe duke u bashkuar me planet tuaja.

Binjakët

Jeni duke punuar shumë dhe shpresoni që kjo të ketë një efekt pozitiv në financat tuaja. Mund të jetë diçka zhgënjyese, prandaj, prisni derisa ta merrni shpërblimin financiar para se të bëni shpenzimet ekstra. Faturat janë për t`u paguar, ndaj bëni kujdes.

Gaforrja

Jini të sinqertë nëse e keni të vështirë të shlyeni paratë e huazuara nga një të afërm. Pasi t`ia keni shpjeguar situatën, ata do ta kuptojnë. Premtojini se sa më shpejt se do të jeni në gjendje, të shlyeni të gjitha borxhet.

Luani

Një përpjekje ekipi po dëmtohet. Keni përshtypjen se në një rol drejtues është personi i gabuar. Mosmarrëveshjet po shkaktojnë probleme, vonesa dhe shtyrje. Njerëzit janë duke u lodhur nga përçarja dhe pavarësisht nga kjo bisedimet vazhdojnë.

Virgjëresha

Ka disa pyetje në lidhje me një strategji që po shkakton më shumë konfuzion sesa lehtësi. Tensioni me të cilin po përballeni në shtëpi ose në vendin e punës mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin tuaj. Kjo mund të bëhet shumë më keq nëse nuk fokusoheni në idetë tuaja. Është e rëndësishme të ndjeni se po dëgjoni zërin tuaj.

Peshorja

Duke zhvilluar taktika të reja biznesi do ta keni më të lehtë të përziheni me ata që janë mbi ju në punë. Kjo në fillim mund të nënkuptojë mbajtjen nën kontroll të krenarisë tuaj, por në planin afatgjatë, qëndrimi juaj në vendin e punës do të përmirësohet. Ju madje mund të merrni një rritje në pagë.

Akrepi

Një shtysë pozitive do t'i japë jetës suaj të dashurisë një ngritje. Koha e kaluar me partnerin tuaj do të konfirmojë ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin. Nëse jeni beqar, një ftesë shoqërore do të jetë mundësia që ju nevojitet për të dalë. Një shëtitje e gjatë romantike nuk do të jetë thjesht argëtuese, por diçka fantastike për t`u mbajtur mend.

Shigjetari

Prisni të kaloni më shumë kohë në marrëdhëniet në çift sesa në grupe. Ju mund ta kuptoni nevojën për t'u afruar me një anëtar të familjes tuaj i cili është ndjerë i lënë pas dore, kohët e fundit. Ata mund të mos e kuptojnë se sa ju pëlqen shoqëria e tyre. Ndoshta është koha për t’i njoftuar ata.

Bricjapi

Ju mund të ndjeheni se drejtimi i vetëm për të ecur tani është lart. Keni kaluar shumë vështirësi dhe sfida. Lajmet e marra herët do të jenë një shenjë që jeta ka filluar të përmirësohet. Jeni gati të nisni fillime të reja.

Ujori

Dikush po sillet çuditshëm. Kini kujdes! Një vendim i marrë në fund të ditës do t`ju tregojë sa me fat jeni.

Peshqit

Mbani vigjilencën për gjithçka që po ndodh në vendin e punës. Ndryshimet që po zbatohen mund t'ju bëjnë pak nervozë. Ju duhet të dini se ku qëndroni dhe si kjo do të ndikojë në situatën tuaj. Rekomandohet një qasje e kujdesshme. Bëni kujdes në atë që thoni para njerëzve që vështirë se i njihni.