HOROSKOP

Horoskopi për datën 28 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 28 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Askush nuk pëlqen të mbahet për gjërat që nuk ka bërë. Kjo është ajo që ka të ngjarë t`ju ndodhë sot nëse nuk i përvishni mëngët dhe vazhdoni me një numër detyrash të jashtëzakonshme. Do të keni në duar disa çështje, por do të keni edhe ndihmë nëse e kërkoni.

Demi

Mos u mbështetni vetëm në gjykimin tuaj kur merrni një vendim të rëndësishëm. Bisedoni me njerëz që ju njohin mirë dhe që e dini se mund të mbështeteni në këshillat e tyre. Një çështje e lidhur me punën do të zgjidhet pa bujë.

Binjakët

Problemet e komunikimit po jua bëjnë të vështirë të mbani marrëdhënie harmonike. Në vend që të bëni vazhdimisht debate, lërini të gjithë të thonë atë që mendojnë.

Gaforrja

Keni dëshirë të madhe për një ndryshim të ambbientit. Keni ëndërruar për kohët me diell dhe plazhin. Pas bisedës me familjen ose miqtë, papritmas mund të largoheni për diku.

Luani

Marrëdhëniet emocionale intensifikohen. Një partneritet do të bëhet më i fortë pas një bisede me zemër. Ju po filloni të kuptoni gjithnjë e më shumë. Përfshirja juaj në një projekt artistik do t'ju japë një shans për të demonstruar aftësinë tuaj krijuese.

Virgjëresha

Nevojat e një të afërmi më të vjetër do të kenë përparësi për ju. Do të dëshironi të gjeni kohën për të menduar edhe për veten dhe vendimet që në vazhdim do merrni.

Peshorja

Sapo ta vendosni që doni të angazhoheni, punët që i keni lënë pas dore prej kohësh do zgjidhen me një lehtësi të habitshme. Çështjet financiare do zgjidhen gjithashtu.

Akrepi

Mund të jetë e lehtë ta lini imagjinatën tuaj të ecë përpara. Në vend që të imagjinoni se si ndihet dikush, çfarë po mendon ose çfarë po bën, pyeteni. Kjo mund t'ju kursejë të dyve shumë keqkuptim.

Shigjetari

Familja do ta kuptojë kur t`i thoni se nuk mund të jenë pranë tyre gjatë gjithë kohës. Dikush që mbështetet tek ju për këshilla dhe udhëzime duhet të inkurajohet të mbështetet më shumë tek vetja. Duhet të gjeni kohën të bëni gjërat që ju pëlqejnë.

Bricjapi

Problemet e papritura do t'ju ngadalësojnë. Konsumimi profesional nuk është i mirë. Pak relaksim duhet patjetër.

Ujori

Keni shumë gjëra në mendje. Kostot e një projekti për përmirësimin e shtëpisë do të tejkalojnë shumë pritshmëritë e mëparshme. Duhet të vendosni tani nëse do të vazhdoni ose jo me qëllimet tuaja origjinale. Ndonjëherë duhet të pranoni çfarëdo që sjell përmirësime në jetën tuaj, veçanërisht nëse jeni duke bërë ndryshime për të përballuar zgjerimin e nevojave të familjes.

Peshqit

Njerëzit duan që ju të dini se ata vlerësojnë gjithçka që keni bërë kohët e fundit për ta. Falënderimet do t`ju bëjnë të ndiheni në siklet. Megjithatë, ju i meritoni të gjitha komplimentet. Përpjekjet tuaja të fundit për punën kanë qenë edhe më të mëdha nga sa ju takon.