HOROSKOP

Horoskopi për datën 26 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 26 tetor nga Russell Grant

Dashi

Besojini intuitës suaj. Do t'ju ndihmojë të kuptoni se kujt t'i besoni dhe çfarë duhet të bëni për të arritur sukses. Pranimi i ndihmës së një kolegu do t'ju japë një avantazh ndaj të tjerëve me të cilët po punoni. Tani duhet të mendoni për qëllimet tuaja.

Demi

Nuk po merrni asnjë lumturi nga një marrëdhënie që nuk ka më asnjë emocion. Nëse dikush nuk dëshiron të ndajë ndjenjat e tij, ju jeni gati të largoheni, pasi dëshironi diçka më kuptimplotë dhe të qëndrueshme. Ju dëshironi një marrëdhënie romantike që ju bën të ndiheni të plotë.

Binjakët

Një bisedë e gjatë me dikë që mund t'i besoni do të jetë shumë e dobishme. Ju po arrini të kuptoni dhe pranoni atë që ju sjell kënaqësi dhe çfarë ju shkakton dhimbje. Jeni në gjendje të ngjallni emocione brenda familjes. Do të jetë kënaqësi të mblidheni së bashku me të dashurit për të planifikuar një udhëtim të gjatë.

Gaforrja

Vazhdoni t'i kujtoni vetes se ka gjithmonë nesër për atë që nuk bëhet sot. Do t'ia vlejë të kushtoni kohë për të vlerësuar arritjet tuaja të fundit. Në disa mënyra mund të keni bërë më mirë, por në disa të tjera i keni tejkaluar pritshmëritë tuaja. Ju gjithashtu mund të jeni mirënjohës për rolin e rëndësishëm që një mik i ngushtë ka luajtur në jetën tuaj gjatë muajve të fundit.

Luani

Po jetoni vetëm duke menduar përvojat e kaluara dhe duke ndjerë keqardhje. Harrojeni atë që ndodhi dje, javën e kaluar apo edhe vitin e kaluar. Në vend të kësaj, sillni në mendjen tuaj të tashmen dhe mendoni për të ardhmen, duke filluar të bëni plane të reja. Synoni të arrini diçka të madhe.

Virgjëresha

Ju pëlqen të ndiheni të sigurt dhe të qetë. Megjithatë, nuk do të ishte keq nëse mbani një sy hapur për mundësi të reja, të mundshme. Ju keni ngecur në një gropë për një kohë të gjatë dhe po filloni të mërziteni me interesat aktuale. Është koha për të zgjeruar më tej përvojat dhe aktivitetet tuaja.

Peshorja

Shmangni lëvizjet impulsive. Jini të kujdesshëm dhe përpara se të angazhoheni për një marrëveshje biznesi ose financiare zbuloni saktësisht se çfarë do të pritet nga ju. Një ide për të fituar para do të shfaqet në kokën tuaj. Kini kujdes se kujt ia tregoni këtë. Disa mendime duhen mbajtur për vete.

Akrepi

Gjatë gjithë ditës do të mendoni sesi disa gjëra mund të ndodhi në një mënyrë tjetër. Ju mendoni se keni një ide të mirë se si do të zhvillohen disa ngjarje. Elementi i befasisë është ai që ju mban të intriguar.

Shigjetari

Jeni në pritje të rregullave të reja. Nuk jeni të sigurt nëse do të pajtoheni me këto ndryshime. Nëse mendoni se ka edhe të tjerë që ndajnë pikëpamjet tuaja, mund t`ia vlejë të mblidheni së bashku për të diskutuar këto vendime. Një ngjarje në grup do të anulohet në minutën e fundit.

Bricjapi

Ndonjëherë është e rëndësishme kënaqësia që merrni nga një punë edhe nëse nuk ju ofrohet pagesa që keni dashur. Keqkuptimi nuk do të ketë qenë i qëllimshëm. Një i afërm do të ketë disa lajme të veçanta që dëshiron t`i ndajë me ju.

Ujori

Dy mendje mund të mendojnë si një kur dikush që keni takuar së fundmi do të ketë një kuptim të çuditshëm të mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Nëse jeni beqar romanca është gati të lulëzojë pasi ju të prezantoheni me dikë. Ju mund të mendoni se më në fund keni takuar shpirtin tuaj binjak.

Peshqit

Nuk keni pse të ecni me shqetësime dhe ngarkesa të mëdha brenda jush. Miqtë kujdesen dhe ata duan t'ju ndihmojnë dhe t'ju mbështesin. Pranoni ndihmën e tyre. Një diskutim familjar do t'ju ndihmojë të hiqni disa ankthe nga zemra. Do të ndiheni mirë të dini se ka njerëz që ju kuptojnë.