HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 shtator nga Russell Grant

Dashi

Ka disa çështje të rëndësishme që kërkojnë vëmendje. Sidoqoftë, do fokusoheni që në nisje të ditës tek puna. Jeni të shqetësuar për fillimin e një sipërmarrje të re dhe mendoni se do të ishte më mirë të prisni dhe të kaloni më shumë kohë duke hedhur themelet.

Demi

Dikush do t'ju kontaktojë përmes një faqeje të mediave sociale dhe kjo do të vijë si një surprizë totale. Ju mund të mos e keni parë këtë person për një kohë të gjatë dhe ai mund të ketë lajme të mira që do të tërheqin interesin tuaj. Nëse jeni duke kërkuar punë, ky mund të jetë shansi juaj për të filluar një mundësi të re karriere.

Binjakët

Diçka që nuk ishte në modë jo shumë kohë më parë, do të jetë shumë IN tani. Kërkesa për shërbimet tuaja do jetë e lartë dhe ju jeni gati të jepni gjithçka që keni për të promovuar talentin tuaj. Një nismë reklamimi mund të paguhet shumë. Do të merrni një përgjigje entuziaste. Publikimi i një raporti shënon një arritje të rëndësishme në rrugën drejt të kuptuarit të ngjarjeve të fundit.

Gaforrja

Po merrni një qasje të kujdesshme ndaj përgjegjësive dhe nuk do i lini asgjë rastësisë. Ju jeni të organizuar dhe të përgatitur për të dyfishuar, madje edhe trefishuar faktet para se të merrni vendime. Ka një shpirt dhe ndjenjë të bashkimit në një ekip që nuk e keni përjetuar kurrë më parë. Kontributi juaj është thelbësor për këtë grup.

Luani

Përparimi është i jashtëzakonshëm, por mos e nënvlerësoni shkallën e madhe të punës që keni marrë përsipër. Llogariteni mirë kohën. Ju jeni gjithashtu të përgatitur për të qenë fleksibël pasi gjërat po ndryshojnë gjatë gjithë kohës.

Virgjëresha

Dikush me të cilin përballeshit dhe që ishte pjesë e jetës tuaj ju befason. Ata kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga hera e fundit që u takuat, jo vetëm në pamje, por edhe në opinionet, dhe pikëpamjet e tyre për jetën. Sfidat e vitit të kaluar e kanë ndryshuar shumë.

Peshorja

Jeni gati për të ndërmarrë veprime në një përpjekje për të zgjidhur një problem të vazhdueshëm. Thjesht bëni atë që duhet për të korrigjuar situatën. Përpjekjet tuaja do t'i bëjnë gjërat të lëvizin përsëri dhe të paktën ju po bëni diçka më shumë se njerëzit e tjerë përreth jush. Të gjithë flasin, por pak veprojnë.

Akrepi

Shumë shpenzime të vogla po i shtohen një shpenzimi mjaft të madh. Shpenzimet shtëpiake gjithashtu po rriten dhe mund të mos jetë e lehtë t'i bësh familjarët t`i shohin gjërat me sytë e tu, mund të jetë e vlefshme t'ua tregosh këtë. Nëse të gjithë bëjnë përpjekje për të kursyer pak, kjo mund të bëjë një ndryshim të madh.

Shigjetari

Shtrohen pyetje se si po zbatohen rregullat. Ka disa dyshime nëse të gjithë po respektojnë udhëzimet që kanë për qëllim t’i mbajnë njerëzit të sigurt. Po filloni të vini në dyshim ndjenjat e dikujt kur ai mund të thotë të gjitha fjalët e duhura, por nuk tregon dëshmi se vërtet ndihet kështu.

Bricjapi

Asnjëherë nuk e dini kur gjërat ose njerëzit në jetën tuaj, që ju i merrni si të mirëqenë, mund të zhduken papritur. Ky është momenti kur i riktheheni kujtimeve. Mos u bëni aq të pakujdesshëm ndaj marrëdhënieve që ju interesojnë. Kushtojini vëmendje njerëzve që kanë nevojë për ju tani.

Ujori

Ju nuk kërkoni shumë nga marrëdhëniet e ngushta, por prisni ndershmëri dhe sinqeritet. Ka mundësi të ndiheni sikur jeni mashtruar, veçanërisht në romancë. Mund të jetë koha për t`u njohur me një partner të ri.

Peshqit

Jeni lodhur nga njerëzit që e marrin si të mirëqenë se nëse largohen nga punët e përditshme, do t’i përfundoni ju. Duhet t`ia bëni të qartë që të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Nëse do të bënin pak përpjekje, do t’ju ??kursente shumë kohë.