HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 janar nga Russell Grant

Dashi

Jeni në humor për t'i dhënë vetes diçka të këndshme. Bëjeni këtë pa u prekur nga ndjenjat e fajit. Para se të nxitoni për diçka të re, merrni parasysh se duhet të ngadalësoheni. Mund të mos e kuptoni se sa i keni nxituar gjërat kohët e fundit. Do të ishte më mirë të relaksoheni më shumë.

Demi

Mund të jeni penduar për disa shpenzime të tepërta që keni bërë kohët e fundit. Nëse partneri nuk do të jetë i kënaqur për një blerje të fundit, gjithmonë mund t'i digjni faturat. Kështu as që do ta marr vesh.

Binjakët

Një punë nuk do të shkojë sipas planit. Edhe pse nuk shkoni mirë me një koleg, kombinimi i aftësive tuaja mund të sjellë rezultate më të mira. Pas kësaj jeta do të marrë një kthesë për mirë. Disa miq po planifikojnë të shkojnë në një takim së bashku këtë mbrëmje.

Gaforrja

Një seminar apo takim social do t'ju vërë në kontakt me disa njerëz interesantë. Zhvillimet e papritura në vendin e punës do të çojnë në zbatimin e rregullave të reja. Kjo mund të nënkuptojë një ndryshim në orarin e punës ose në përgjegjësi. Ju keni qenë gjithmonë fleksibël dhe do të jeni të lumtur të përshtateni aty ku është e nevojshme.

Luani

Do ta pranoni tani që mund të kishit bërë më shumë në një detyrë që keni marrë përsipër së fundmi. Është e lehtë të thuash pas ngjarjes dhe keni qenë nën presion të madh, por kjo do të ishte lehtësuar nëse do të kishit pranuar ndihmën që ju është ofruar.

Virgjëresha

Fqinjët, miqtë dhe kolegët e punës do t`ju ftojnë në festa. Kjo është e bezdisshme kur ju keni bërë plane për ditën dhe nuk duket sikur gjërat do të shkojnë ashtu siç i prisnit. Ju mund t'u thoni ‘Jo', dhe të shpjegoni se keni gjëra të tjera për të bërë.

Peshorja

Nuk ka gjasa që të keni shumë mundësi për të parë punët tuaja ashtu siç kishit planifikuar të bënit. Miqtë, fqinjët dhe kolegët do të kërkojnë shumë kohë dhe vëmendje. Ka disa njerëz që një herë u jepet pak ndihmë dhe ata do të kërkojnë gjithmonë. Ju keni filluar të kuptoni se kush janë ata.

Akrepi

Pse vazhdoni t'i thoni vetes se duhet të ecni më tutje, kur nuk ndiheni të gatshëm? Nëse ndiheni të çuditshëm, mos hezitoni ta merrni lehtë. Punët e rënda dhe çdo vendim të rëndësishëm ua lini të tjerëve. Ata do të jenë të lumtur t`ju ndihmojnë duke e ditur që ju do të bënit të njëjtën gjë për ta nëse pozicioni juaj do të ndryshonte.

Shigjetari

Ju e dini nga përvoja e kaluar se nxitimi për çdo gjë mund të çojë në gabime. Kjo është ajo që po bëni çmos për të shmangur. Të gjithë janë me nxitim dhe ju ndiheni nën presion, por duhet të qëndroni të qetë. Njerëzit e tjerë do të ndjekin shembullin tuaj.

Bricjapi

Mund të largoheni me kënaqësi nga disa përgjegjësi. Sigurisht, nuk do ta bëni, por mund të filloni të konsideroni t'i dorëzoni disa punë njerëzve të tjerë. Punët rutinë kanë filluar t'ju mërzitin dhe kjo është arsyeja pse shpërqendroheni lehtësisht dhe e keni kaq të vështirë të futeni në rutinën tuaj të zakonshme.

Ujori

Gjetja e mënyrave për të stimuluar mendjen tuaj do t'ju bëjë më të mirë. Nuk je kurrë shumë i vjetër për të mësuar diçka të re. Nëse kjo është një aftësi që dëshironi të zhvilloni ose një lëndë që gjithmonë keni dashur të studioni, provojeni këtë tani. Regjistrimi në një kurs do t'ju ndihmojë të zgjeroni aftësitë tuaja.

Peshqit

Për çfarëdo arsye, ju thjesht nuk jeni vetvetja sot. Normalisht ju mund të mbështeteni në intuitën tuaj, por nuk do t'ju duhet shumë kohë që të kuptoni se instinktet tuaja nuk janë të besueshme. Gjykimi juaj nuk është aq i mirë sa zakonisht. Ajo që ju nevojitet më shumë se çdo gjë është të pushoni dhe ta merrni me lehtësi.