Nga sot deri më 5 gusht kjo do të jetë një kohë e favorshme duke na dhënë motivim dhe iniciativë më të madhe në lidhje me rrugën tonë të jetës dhe mësimet e karmës.
Sot mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të ndjekur qëllimet tuaja personale ose për t'i kushtuar më shumë kohë zhvillimit tuaj shpirtëror. Energjia e Marsit mund t'ju japë shtysë për të ndërmarrë veprime vendimtare që do të jenë në sinkron me qëllimin tuaj më të lartë. E premtja do të jetë një ditë e mrekullueshme për ata që dinë se çfarë duan dhe si ta arrijnë atë, duke ndjekur ligjet universale dhe jo tekat dhe dëshirat e tyre egoiste. Dashuria do jetë bujare me ata që e meritojnë, duke ndjerë ndjenja të vërteta e të pastra për partnerin.
Nëse keni lindur në shenjën e Dashit, Luanit apo Shigjetarit, do të arrini shumë të premten, sepse do të mbështeteni kryesisht tek vetja, tek aftësitë dhe burimet tuaja. Kjo është një ditë për vetë-shprehje, për përdorimin e njohurive dhe aftësive të fituara tashmë. Dita sjell kontakte dhe takime me njerëz nga distanca të ndryshme, por kryesisht të lidhura me ndonjë punë, biznes apo projekte. Njerëzit e afërt dhe miqtë mund të kenë një ndikim të favorshëm në punët tuaja sot. Të lindurit në shenjën e Dashit do të përballen me ndonjë problem apo vështirësi të natyrës materiale apo shtëpiake. Për Luanin, dita sjell lajme të pakëndshme që lidhen me një person të cilin e njihni në mënyrë të paqartë, ose që ka qenë i njohuri juaj i afërt në një të kaluar më të largët. Mund të shfaqen vështirësi të papritura në komunikimin tuaj me njerëzit me të cilët punoni së bashku. Të lindurit në shenjën e Shigjetarit do kenë një ditë interesante, pozitive dhe të suksesshme. Sot mund të keni përvoja emocionale dhe të paharrueshme me miqtë dhe të njohurit.
Nëse keni lindur në shenjën e Demit, Virgjëreshës ose Bricjapit, të premten bëhuni gati për t'u dhënë mundësi gjërave dhe njerëzve të rinj në jetën tuaj. Është një ditë për lëvizje, ndryshime, komunikim, për njohje të reja dhe biseda me miqtë e vjetër. Çështjet tuaja financiare do kenë një zhvillim të mirë, por gjërat mund të ndodhin më ngadalë nga sa dëshironi apo prisni. Kjo do të jetë një ditë e favorshme për të punuar me dokumente, kontrata dhe çdo lloj shkrese. Në bisedat tuaja për pasurinë ose pronën, jini të kujdesshëm dhe përpiquni të dalloni dëshirat dhe qëllimet e vërteta të njerëzve me të cilët keni të bëni. Të lindurit në shenjën e Demit, sot do të duhet të pranojnë me një përgjegjësi më të madhe, angazhimet apo premtimet me të cilat do të angazhohen. Për Virgjëreshën, angazhimet personale sot do të duhet të jenë prioritet ndaj atyre profesionale, por në asnjë rast nuk duhet të anashkalohen. Të lindurit në shenjën e Bricjapit do të përjetojnë zhgënjim.
Nëse keni lindur në shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, e premtja sjell ngjarje të rëndësishme që lidhen me njerëz nga rrethi juaj i të afërmve, miqve, kolegëve, si: biseda, takime apo çështje të tjera të rëndësishme të përbashkëta. Të premten mund të gjeni lehtësisht kohë për të rregulluar disa gjëra në shtëpinë tuaj, në mënyrë që të keni më shumë kohë për t'u çlodhur gjatë fundjavës dhe veçanërisht për të udhëtuar, nëse kjo është e mundur. Sot, jini të kujdesshëm në vende publike dhe mbani portofolin tuaj personal, dokumentet dhe informacionet e rëndësishme në telefonin ose kompjuterin tuaj. Nëse keni lindur në shenjën e Binjakëve, sot mund të keni shqetësime apo detyrime të tjera emocionale që lidhen me një person nga mjedisi juaj i ngushtë. Të lindurit në shenjën e Peshores, sot mund të ndihen të kënaqur ose të kenë një përvojë të këndshme në komunikimin me miqtë që janë pranë familjes tuaj. Të lindurit në shenjën e Ujorit do ta kenë të vështirë të kapërcejnë sfidat që do iu vihen për shkak të emocioneve më të forta që sjell e premtja për ta.
Nëse keni lindur në shenjën e Gaforres, Akrepit apo Peshqve, të premten do të jeni të prirur të reflektoni për familjen, punën, stilin e jetës apo kontaktet sociale. Në përgjithësi, do të jeni të kënaqur me atë që keni arritur deri tani në jetë, por e kuptoni se mund të bëni më shumë. Sot jini aktivë dhe veproni për të kryer sa më shumë punë. Tendencat e favorshme për ju sot do të ndikojnë pothuajse në çdo fushë të jetës tuaj. Të lindurit në shenjën e Gaforres mund të shkojnë diku për punë, për të takuar miq apo thjesht për argëtim. Surprizat e së premtes mund t'i presin të lindurit në shenjën e Akrepit, të cilët në një farë mënyre do të kenë një marrëdhënie me të afërmit apo miqtë. Të lindurit në shenjën e Peshqve mund të presin lajme ose të kenë një bisedë të rëndësishme, të dobishme, të natyrës financiare.