HOROSKOP

Horoskopi për datën 19 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 19 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Një miqësi e ngushtë ka pasur pjesën e saj të ulje-ngritjeve. Jo të gjithë e aprovojnë këtë marrëdhënie. Kjo nuk ju ka shqetësuar kurrë, sepse gjithmonë keni vendosur me mendjen tuaj. Ajo që do të duket e çuditshme është se dikush që më parë ka refuzuar planet dhe idetë tuaja tani do të ofrojë mbështetjen.

Demi

Aktivitetet në grup do të jenë argëtuese. Do të surprizoni veten dhe miqtë tuaj përmes gjesteve tuaja krijuese dhe spontane. Thjesht dëshironi të jeni pranë njerëzve për të cilët kujdeseni edhe nëse mënyra e vetme për ta bërë këtë është të lidheni online. Një i ri në familje do të bëjë një kërkesë për pavarësi.

Binjakët

Nëse jeni beqar dhe kërkoni dashurinë, mund të duhet të bëni lëvizjen e parë në këtë marrëdhënie. Ka mundësi që ata janë të interesuar për ju, janë njëherësh shumë të ndrojtur për ta treguat këtë. Jeni të tërhequr nga njëri-tjetri, por asnjëri prej jush nuk do ta marrë iniciativën.

Gaforrja

Mbajtja në kontakt me miqtë në një faqe të rrjeteve sociale mund të funksionojë në avantazhin tuaj. Dikush do t'ju prezantojë me një mik. Shfrytëzoni çdo mundësi për të provuar diçka të re. Shanset që ju të gjeni shpirtin binjak janë të larta.

Luani

Do të ndiheni sikur po tërhiqeni dhe shtyheni nga të gjitha drejtimet. Ju nuk keni kohë të mendoni dhe gjithçka po bëhet shumë e rëndë për ju. Jeni tepër të lodhur dhe ajo që ju nevojitet në të vërtetë janë disa ditë pushim dhe relaksim.

Virgjëresha

Një i ri në familje është i mërzitur dhe kjo i bën ata të shqetësuar dhe nganjëherë djallëzorë. Ju mund të mendoni për një numër aktivitetesh që dëshironi të bëni së bashkë, por ata thjesht nuk janë të interesuar. Mundohuni t'i inkurajoni që të ndjekin hobit e tyre.

Peshorja

Mund të zhgënjeheni kur partneri ju sugjeron të ndiqni një hobi që nuk ju intereson. Kjo është mënyra e tij për të kërkuar më shumë hapësirë për veten e tij. Kjo gjë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjërave mes jush duke u dhënë atyre më shumë liri. Me këtë sy shikojeni.

Akrepi

Fitimi i një kualifikimi të ri ose përfundimi i një kursi trajnimi do t'ju japë besimin për të eksperimentuar në fusha të reja dhe të ndryshme. Nëse jeni i papunë, kjo mund t'ju ndihmojë të realizoni një ëndërr. Merrni iniciativën në lidhje me një projekt pasi do ia dilni.

Shigjetari

Një ofertë ose mundësi mund të duket shumë e mirë për ta humbur. Kjo mund të mos përputhet me planet që keni bërë me partnerin ose familjen tuaj, por nëse është diçka që gjithmonë keni dashur ta bëni, ndiqeni. Nëse hezitoni, mund të shikoni pas me keqardhje duke menduar: po sikur ta kisha bërë?!

Bricjapi

Çfarëdo që fati t’ju rezervojë, vazhdoni t’i thoni vetes se do të gjeni një mënyrë për të arritur qëllimet tuaja. Ndershmëria është jetike në të gjitha marrëdhëniet. Mos hezitoni të tregoni ndjenjat tuaja pasi mbajtja e tyre për vete do të shkaktojë vetëm keqkuptime. Duhet t`i shikoni problemet si sfida që mund të kapërcehen.

Ujori

Jeta juaj ka ndryshuar aq shumë që kur keni filluar të punoni për një qëllim dhe nuk duket më aq e rëndësishme. Ëndrrat mund të bëhen të vërteta, por kini kujdes se çfarë dëshironi. Disa nga dëshirat tuaja të së kaluarës po realizohen, por tani nuk jeni të sigurt nëse këto janë ato që dëshironi me të vërtetë.

Peshqit

Familja dhe miqtë janë të ngazëllyer nga suksesi që po i bëni jetës suaj. Duket se nuk është dashur shumë përpjekje për të arritur një qëllim. Tani që keni arritur në këtë fazë, është një kohë e mirë për të vendosur mbi përparësitë tuaja. Qëndrimi juaj pozitiv ndaj jetës dhe marrëdhënieve frymëzon të tjerët që janë duke punuar me ju.