HOROSKOP

Horoskopi për datën 17 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 17 prill nga Russell Grant

Dashi

Ju dëshironi të mbani punën tuaj, por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Dikush po ndërhyn në punët tuaja. Ju duhet të angazhoheni në çështje private dhe nuk dëshironi t'i ndani këto me miqtë dhe fqinjët. Kurioziteti dhe vendosmëria e dikujt për të zbuluar sekretet tuaja duket se nuk mbaron kurrë.

Demi

Ju keni synimet tuaja të përcaktuara në një objektiv të veçantë dhe domethënës. Për ta arritur këtë është e rëndësishme të vazhdoni të punoni në mënyrë të qëndrueshme. Brenda familjes ju keni filluar të vini re tensione. Kur e kuptoni që po krijohet një debat, jini në gjendje të ndërmerrni veprime të rëndësishme.

Binjakët

Dikush do të përpiqet t'ju bëjë që të mbani anën e tij në një debat. Ju nuk doni që të përfshiheni dhe kur miqtë të fillojnë të diskutojnë do të gjeni një justifikim për t'u larguar. Nëse nuk mund të largoheni, të paktën mbajini mendimet tuaja për vete.

Gaforrja

Komentet e një miku ose kolegu ka më shumë të ngjarë t’ju pengojnë sesa t'ju ndihmojnë të përparoni. Ju mund të kuptoni se ata po përpiqen të ndihmojnë, por duhet të merrni parasysh fjalët e tyre, t'u përgjigjeni sugjerimeve që kanë dhe të shikoni se çfarë po ju kërkojnë, kur gjithçka që dëshironi të bëni është të vazhdoni një punë në mënyrën tuaj.

Luani

Ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm. Shefi juaj ose një i afërm që ju njeh mirë mund të jetë më i miri për t'i marrë një këshillë. Ju nuk doni të nxitoni për asgjë dhe kjo ju bën të ndiheni më të shqetësuar kur dikush që kohët e fundit ju ka bërë një ofertë po ju shtyn të jepni një përgjigje.

Virgjëresha

Çështjet juridike dhe pasurore duhet të diskutohen. Dikush me të cilin po jetoni ka harxhuar shumë së fundmi. Nëse ka një diferencë midis asaj që po hyn dhe asaj që po del, kjo duhet të merret seriozisht. Merrni këshilla profesionale nëse shqetësoheni për çështjet financiare.

Peshorja

Ju nuk do të ndiheni kurrë të lumtur me veten nëse nuk keni një qëllim që të punoni drejt më të mirës. Nuk duhet të heqësh dorë që në pengesat e para pasi asgjë nuk fitohet dhe arrihet pa u ndjerë i zhgënjyer. Jini të gatshëm të bëni përpjekje nëse doni të jeni të suksesshëm.

Akrepi

Ju keni qenë gjithmonë intuitiv dhe diçka ju bën të mendoni se të tjerët nuk do të interesohen për idetë dhe sugjerimet tuaja. Mund të jeni në ankth dhe është kjo gjë ajo që po ju shkakton të gjitha këto mendimet. Ndajini idetë tuaja me të gjithë dhe mund të habiteni nga përgjigjja që do të merrni.

Shigjetari

Vështirësitë në partneritet do të rriten nëse nuk arrini të tregoni mirëkuptim aty ku duhet. Dikush mund të kundërshtojë që të kryejë punën për të cilën është përgjegjës. Nëse dyshoni se ka një farë loje, tregoni kujdes. Përqendrohuni në aktivitete dhe interesa që tërheqin vëmendjen dhe imagjinatën tuaj.

Bricjapi

Kohën duhet ta shfrytëzoni për të mësuar dhe ndryshuar. Është e natyrshme të ndiheni të shqetësuar dhe të pasigurt nëse keni lëvizur kohët e fundit në një shtëpi të re ose keni ndërruar punë. Do të jetë e nevojshme një periudhë e shkurtër sistemimi.

Ujori

Shefi juaj ose një koleg i vjetër nuk duket se i vlerëson talentet, përvojën dhe njohuritë tuaja. Ju shqetësoheni se kjo mund të ketë një ndikim në të ardhmen tuaj profesionale. Nëse qëndroni atje ku jeni, nuk mund të tregoni potencialin tuaj të plotë. Mund të jetë koha të filloni të kërkoni për një punë tjetër.

Peshqit

Një situatë e papritur do t'ju lërë pa para. Për momentin jeni ngushtë, por nuk do të jetë gjithmonë kështu. Dikush në familje do t'ju ofrojë një hua. Mos u tregoni naivë për t'i kthyer shpinën kësaj oferte. Mund të jetë një mënyrë ideale për të dalë nga një problem.