HOROSKOP

Horoskopi për datën 16 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 16 shtator nga Russell Grant

Dashi

Merrni kohën tuaj dhe shmangni rreziqet duke mos nxituar në mundësi të reja. Kjo nuk është hera e parë që jeni frymëzuar nga një ide e re dhe nuk ka gjasa të jetë e fundit. Një veprim impulsiv do të bëjë që të pendoheni. Që planet të jenë realiste kanë nevojë për shumë kujdes.

Demi

Marrëdhëniet me kolegët e punës janë prishur dhe e gjithë kjo ka të bëjë me qasje të ndryshme ndaj punës. Ju pëlqeni të merrni kohën tuaj dhe ta bëni punën sa më mirë që të mundeni, por ka të tjerë që do të kundërshtojnë. Nuk ka gjasa që diçka t`ju ndodhë pasi do ta bëni punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Binjakët

Mundësitë e paraqitura sot do të kenë një efekt dërrmues në të ardhmen tuaj, si financiarisht ashtu edhe përmes një larmie më të gjerë përvojash. Përmes asaj që merrni përsipër këto kohë do të gjeni mënyra të reja për të zhvilluar një talent të vjetër. Kënaquni duke përdorur imagjinatën tuaj. Jini të guximshëm dhe mendoni shumë.

Gaforrja

Një hobi i ri ose një projekt në grup do të sjellë arsye për lumturi dhe argëtim. Përparimi do të bëhet në një detyrë me të cilën keni luftuar dhe që ju tregon se si durimi dhe këmbëngulja arrijnë rezultate. Do të jeni të kënaqur që keni duruar deri në fund.

Luani

Filloni të mendoni ato plane për të ardhmen që ka të ngjarë të kushtojnë shumë para. Duhet të planifikoni paraprakisht dhe të caktoni një buxhet. Nëse mendoni se financat e familjes apo edhe çështjet tuaja financiare po ju dalin jashtë kontrollit, merrni pak kohë këtë pasdite vetëm për t’i rregulluar gjërat.

Virgjëresha

Ka disa njerëz që do të nxitojnë të hyjnë dhe të përfitojnë nga mundësitë e reja para se ju ta kapni këtë shans. Qëndroni vigjilent për atë që po ndodh përreth jush dhe nëse jeni të etur për t'u përfshirë në një projekt të ri tregoni interesin tuaj. Ata që po e organizojnë këtë sipërmarrje duhet të dinë që ju keni dëshirë të përfshiheni.

Peshorja

Jeni të lodhur nga vonesat dhe shtyrjet dhe e ndjeni se brenda disa javësh do të ketë justifikime të tjera për vonesat. Një mik që e njihni prej vitesh do të kërkojë këshilla, por nuk do të keni ide se si t'i përgjigjeni. Ju mund t`i sugjeroni ata që të konsultohen me një profesionist.

Akrepi

Një takim do t`u japë të gjithëve një shans për të ngritur shqetësimet e tyre. Më në fund do të filloni të ndjeni se dikush po ju dëgjon. Duke qenë se jeni të ndjeshëm, lehtësisht mund të merrni gjithçka që thuhet në mënyrë të gabuar. Ndaloni para se të reagoni dhe bëni pyetje nëse ndiheni të hutuar për ndonjë gjë.

Shigjetari

Të shohësh një të afërm të arrijë një qëllim të veçantë do të jetë një moment i madh. Ju do të dëshironi të organizoni një festë familjare. Mund të investoi shumë para për një stërvitje sportive që synon të inkurajojë njerëzit të bëjnë jetë më të shëndetshme. Sponsorizimi nga një kompani private do të mirëpritet me mirënjohje.

Bricjapi

Po punoni në diçka që ka nevojë për aftësitë që keni përdorur shumë në të kaluarën, por nuk i keni përdorur për një kohë të gjatë. Pasi t`ju kujtohet gjithçka, do t’ia dilni mbanë me shumë lehtësi. Çështjet e parave kërkojnë vëmendje dhe ju keni qenë gjithmonë të organizuar mirë. Në aspektin financiar një personi të organizuar mirë nuk i mungon asgjë.

Ujori

Themelet janë hedhur për një qëllim specifik. Ky projekt mund të jetë më i vështirë se sa e kishit parashikuar, por ju do të kënaqeni me sfidën. Një partner ose dikush tjetër i përfshirë do të pyesë nëse ia vlen të shqetësohesh aq shumë. Ju do ta pranoni vendimin e tyre nëse ata vendosin të tërhiqen.

Peshqit

Duhet të shihni detajet para se të mbështesni zbatimin e një projekti të ri. Ju keni plane emergjence, për të mbajtur gjithçka në kontroll pa u bërë ndryshimet e nevojshme. Nëse jeni në një pozitë drejtimi, mund të jetë e nevojshme të kërkoni mënyra për të zgjidhur çështjet e stafit.