HOROSKOP

Horoskopi për datën 16 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 16 maj nga Russell Grant

Dashi

Kushtojini punës dhe çështjeve financiare më shumë kujdes. Ju nuk keni pse të merrni një vendim të menjëhershëm. Në vend që të jepni një përgjigje me po ose jo, mos harroni se mund të përdorni edhe fjalën ndoshta. Ju do të dëgjoni diçka të mirë për veten në biseda dhe kjo do t'i japë besimit tuaj një nxitje.

Demi

Diskutojini planet e udhëtimit në grup. Udhëtimet do t'ju sillnin shumë kënaqësi, për aq kohë sa nuk nxitoni. Dikush ka lajme që do të jenë shkak për një festë në të ardhmen, por mos u entuziazmoni kaq shumë. Do të duhet pak kohë para se të mund të bashkoheni të gjithë për këtë festës që po planifikohet.

Binjakët

Shikoni për mundësinë që keni për të vendosur në punë një ide të veçantë me një grup. Orët do të fluturojnë kur ju të jeni duke shijuar atë që bëni. Edhe pse nuk funksionon gjithmonë për ju, meditimi do ta bëjë më të suksesshme çdo gjë për të cilën ju punoni.

Gaforrja

Në të gjitha fushat e jetës shmangni rreziqet dhe luani të sigurt. Marrja e një sugjerimi për të eksperimentuar me ide të paprovuara vetëm sa do të ngadalësojë përparimin tuaj. Sfida jote sot është të marrësh vendime për të cilat nuk do të pendohesh.

Luani

Ju e njihni veten tuaj, dikush që është më i vjetër se ju ose që ka një personalitet të fuqishëm duket se mendon se ju nuk e dini se çfarë po bëni. Ju duhet t`i hapni rrugën disa mundësive fitimprurëse të biznesit. Shprehni interes për aktivitetet e dikujt që ka vite që merret me një gjë te tillë dhe do të fitoni besimin e tij.

Virgjëresha

Ju shqetësoheni për atë që do të vijë, por do të përballeni me të pak nga pak. Nëse jeni beqare një mik do të lërë të kuptohet se do të donte te kishte marrëdhënie romantike me ju. Nëse kjo ju vjen si një surprizë, mendoni me kujdes para se të merrni një vendim pa pasur mundësinë e kthimt mbrapa.

Peshorja

Të mësosh të jetosh brenda mundësive të tua po rezulton të jetë një sfidë e madhe. Paratë janë të pakta dhe nuk ka shumë hapësirë për manovrim nëse ka përpara shumë shpenzime. Tani për tani gjithçka që mund të bëni është të bëni më të mirën e asaj që keni në dispozicion. Mos harroni se nuk duhet t'ju bëjë të pakujdesshëm.

Akrepi

Pasi të keni vendosur se çfarë dëshironi nga jeta, do të jeni më të përqendruar në punën drejt qëllimeve tuaja. Përfitoni nga çdo orë e qetë për të menduar për qëllimet tuaja në të ardhmen. Fundi i ditës do të jetë shumë më paqësor dhe harmonik sesa fillimi.

Shigjetari

Zyrtarët e lartë do të ndërhyjnë pasi të jenë njoftuar për një situatë që mund të shkaktojë probleme në punë. Po bëhen pyetje, por ka dhe shumë të tjera që duhen marrë në konsideratë. Do të ketë një hetim dhe kjo do të mirëpritet nga të gjithë kolegët, që janë të shqetësuar për atë që po ndodh.

Bricjapi

Ju e kuptoni se dikush po vëzhgon gjithçka që po ndodh në vendin e punës dhe po tregoheni të kujdesshëm të mos gaboni në asnjë gjë. Mund të mendoni për të kërkuar një punë tjetër pasi nuk po ndiheni mirë dhe e ndjeni se nuk po merreni aq seriozisht sa duhet. Ju jeni shumë më të aftë se sa po e tregoni veten në punën ku jeni.

Ujori

Disa njerëz duken tepër të ndjeshëm që do të thotë se duhet t`i bëni bisedat në mënyrë diplomatike. Ju po bëni më të mirën tuaj për të mbajtur nën kontroll emocionet tuaja kur një situatë çon në grindje, pasi nuk doni të zemëroheni. Bisedoni me një mik apo të afërm të cilin nuk e keni takuar prej kohësh.

Peshqit

Mund të habiteni nga idetë e reja që vijnë kur i jepni imagjinatës tuaj liri. Ndiqni rutinat e reja të punës që po sugjerohen. Jo vetëm që do të jenë efektive, por gjithashtu do të keni një shans t'i ndryshoni për t'i bërë ato edhe më efektive në kohërat që vijnë.