HOROSKOP

Horoskopi për datën 14 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 14 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Nënshkrimi i një kontrate është një mundësi e mirë dhe ju jeni gati për ta ndërmarrë një veprim të tillë. Kjo është arsyeja pse jeni edhe me nerva kohët e fundit. Është e natyrshme të ndihesh kështu për një angazhim që do ju ndryshojë jetën. Ju tashmë i keni peshuar të gjitha argumentet pro dhe kundra kësaj situate dhe e dini se po bëni një zgjedhje të mirë.

Demi

Lule aromatike, çokollatat ose një dhuratë do ta bëjnë zemrën tuaj të këndojë. Partneri juaj di si t’ju bëjë të ndiheni personi më i lumtur në botë. Ju mund të mos jeni në gjendje të udhëtoni shumë larg, por shfrytëzojeni këtë shans për t'u veshur dhe për të shijuar një vakt të shijshëm së bashku, edhe nëse është në shtëpi. Është koha të argëtoheni me njëri tjetrin.

Binjakët

Ju keni qenë duke punuar shumë kohët e fundit dhe pauza për të shijuar kënaqësi të thjeshta do ta kthejë jetën në perspektivën e duhur. Kalimi i ditës në shtrat me partnerin tuaj do t'ju kujtojë se sa e relaksuar mund të jetë jeta. Nëse jeni beqare dhurojni vetes një masazh ose shijoni një vakt të gatuar në shtëpi.

Gaforrja

Do të trajtoni një problem me një lehtësi të habitshme. Ju keni qenë duke u kapur pas asaj që është komode dhe e njohur dhe kjo ju ka penguar të gjeni lumturinë e vërtetë. Jini të guximshëm dhe kapni mundësitë për të sjellë përmirësime në jetën tuaj. Nëse jeni beqar, bërja e paqes me një ish-partner do ju duket si një gjë e natyrshme për të bërë.

Luani

Tani është koha për të marrë kontrollin e jetës tuaj. Nuk ka rëndësi se sa simpatik apo bindës është dikush që është afër jush, ju nuk mund ta lini të flasë mbi vendimet tuaja. Vështirë se do e kuptoni se po manipuloheni derisa një mik që ju ka shumë për zemër ta vërë në dukje këtë.

Virgjëresha

Ju mund të duhet t`i kujtoni partnerit tuaj që të mos mendojë më për punën dhe përgjegjësitë e tjera. Organizimi i disa pushimeve së bashku mund të jetë sfidues, por të dy do të shijonit një shëtitje të shkurtër. Ndryshimi i ambientit do të jetë freskues dhe do t'ju lejojë të mblidhni disa kujtime të bukura.

Peshorja

Rishfaqja e një miku apo të dashuri të vjetër mund t’ju vërë në një situatë të vështirë. Ju mund të mos jeni ndarë mirë së bashku, por nëse ata ju kërkojnë falje, ju nuk do të shihni asnjë arsye pse nuk duhet të pranoni faljen e tyre. Kjo mund të vërë nën kërcënim një marrëdhënie ekzistuese nëse partneri juaj ka dyshime.

Akrepi

Nëse ndiheni të pasigurt për punën tuaj, paratë ose situatën tuaj të jetesës, duhet ta diskutoni këtë me dikë që mund t'ju ndihmojë. Lënia pas dore e tyre nuk do t`i bëjë këto probleme të zhduken. Është koha për të trajtuar çështje të rëndësishme ndërsa ju ende keni një farë kontrolli mbi to.

Shigjetari

Një marrëveshje financiare e bërë tashmë mund të shkaktojë probleme. Ju e dinit se nuk do të ishte e lehtë, por ka rezultuar më keq se sa pritej. Kontakti me një të afërm mund të zgjidhë përkohësisht problemin. Ju mund të duhet të rinegocioni kushtet e një marrëveshjeje të përbashkët.

Bricjapi

Jini të gatshëm të krijoni disa ide argëtuese që ju dhe një partner mund të ndani së bashku. Ata duan t`ju bëjnë të lumtur. Merrni iniciativën në romancë. Kjo është një kohë e mirë për të përcaktuar përparësitë tuaja. Nëse jeni beqar mund të takoni dikë të veçantë përmes një projekti komunitar ose vullnetar.

Ujori

Ju duhet të ekuilibroni angazhimet e punës dhe familjes. Një çështje që po shkakton probleme në shtëpi mbetet e pazgjidhur. Intuita juaj do të luajë një rol të rëndësishëm në vendimet që po merrni në lidhje me një marrëdhënie të ngushtë.

Peshqit

Një qëndrim jo i drejtë do të çojë në gabime që do të kërkojnë shumë kohë për t`u ndrequr. Nëse jeni duke punuar në ndonjë gjë që ka nevojë për përqendrim, duhet të punoni shumë për ta mbajtur vëmendjen aty. Në një situatë grupi flitet shumë, por pak veprohet. Bëhuni ju ai që merrni iniciativën.