Disa prej jush mund të përjetojnë gjatë këtyre ditëve një zhgënjim të papritur, që në shumicën e rasteve lidhet me ambicie të paplotësuara. Përmbushja e përgjegjësive të rënda në punën tuaj do të kërkojë shumë përpjekje. Kryerja e detyrave në mënyrë të gabuar mund t'ju kushtojë mbisforcim, lodhje, lëndime dhe rreziqe të ndryshme në punë. Për sa i përket shëndetit, problemet e lëkurës, aksidentet që lidhen me goditjet, dëmtimet e kockave dhe tendinave, problemet me dhëmbët janë të mundshme.
Nëse keni lindur në shenjën e Dashit, Luanit ose Shigjetarit, të mërkurën vëmendja juaj do të përfshijë një bisedë, një takim ose një detyrë tjetër që lidhet me një person të rëndësishëm për ju. Marrëdhënia juaj me një të afërm do të jetë e rëndësishme për çështjet familjare. Kjo ditë do të karakterizohet nga disa momente të tensionuara, por në përgjithësi do të japë një ndikim të favorshëm në punët tuaja. Do të arrini të harmonizoni marrëdhënien tuaj. Kjo do të jetë një ditë e favorshme për shërim pas sëmundjes ose depresionit. Në dashuri, ka ende diçka për të dhënë dhe diçka për të korrigjuar në sjelljen tuaj. Të lindurit në shenjën e Dashit do të jenë të paduruar dhe veprimet e tyre mund të shkaktojnë konflikte apo konfrontime të ndryshme. E mërkura ju sjell lajme ose një eksperiencë lidhur me një person që nuk e njihni mirë. Për të lindurit e shenjës së Luanit, dita sjell shqetësime apo një situatë konfuze lidhur me miqtë. Të lindurit në shenjën e Shigjetarit do të duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje punëve të tyre shtëpiake dhe asaj që po ndodh në familje.
Nëse keni lindur në shenjën e Demit, Virgjëreshës apo Bricjapit, sot do t'ju duhet të merrni një vendim të vështirë. Këto vendime do të tregojnë shkallën e zhvillimit tuaj. Të mërkurën do të keni mundësinë të bëni një hap të rëndësishëm nga e kaluara drejt së ardhmes, nëse jeni gati për një ndryshim kaq drastik. Sot, shumë do të presin para përmes shitjeve, përmes investimit në ndonjë pronë apo mundësi të tjera financiare. Të lindurit në shenjën e Demit do bëjnë të paktën një shpenzim serioz sot, i cili nëse nuk planifikohet paraprakisht mund të shkaktojë shqetësime. Për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës, e mërkura do të jetë një ditë relativisht e qetë dhe e këndshme.
Nëse keni lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, do të ketë diçka për t'u shqetësuar sot. Shkak për këtë mund të jetë një i afërm i cili do të ketë probleme në jetën personale. Ju gjithashtu mund të përjetoni probleme të tilla për shkak të veprimeve ose komenteve të pamenduara të një personi pranë jush. Të mërkurën shmangni përpjekjet për t`u mashtruar. Nëse keni lindur në shenjën e Binjakëve, sot do të flisni me dikë për ngjarje, probleme apo momente të tjera të rëndësishme në jetën e një gruaje. Të lindurit në shenjën e Peshores mund të përfshihen në probleme shtëpiake. Për të lindurit në shenjën e Ujorit, kjo ditë sjell një situatë apo lajme të papritura që do të kërkojnë marrjen e një vendimi të rëndësishëm ose hapat drejt ndonjë ndryshimi.
Nëse keni lindur në shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqve, të mërkurën do të ketë ndryshime në planet tuaja ose do të keni komunikim të komplikuar me njerëz nga larg. Kjo do të jetë një ditë e favorshme për ngjarje të këndshme me të afërmit. Konfliktet dhe telashet aty ku lindin do kenë zgjidhje shumë të shpejtë. Dita sjell lajme të mira lidhur me paratë dhe fitime të vogla janë të mundshme. Idetë e reja do ju pushtojnë, por do të kenë nevojë për më shumë mendim. Të lindurit në shenjën e Gaforres do kenë shumë detyra sot dhe do përpiqen për realizimin e shpejtë të tyre. Të lindurit në shenjën e Akrepit do të duhet të jenë të kujdesshëm në çdo gjë që lidhet me dokumentet, letrat, dërgesat, në mënyrë që të mos gabojnë. Të lindurit në shenjën e Peshqve do të jenë emocionalë dhe kjo do t’i bëjë më aktivë por edhe të paparashikueshëm në jetën e tyre familjare.