HOROSKOP

Horoskopi për datën 11 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 11 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Marrëdhëniet e ngushta duken më të vendosura dhe të sigurta. Kjo ju jep besimin për të filluar zgjerimin e interesave tuaja. Jeni gati për të eksploruar vende të reja. Disa ide që keni për të ardhmen do të jenë aventuriere. Familja juaj nuk do të ketë kundërshtime kur vendosni të ndiqni ëndrrat tuaja.

Demi

Ju do t'i ktheni shpinën gjithçkaje që është pjesë e rutinës. Ju dëshironi dhe keni nevojë për diçka ndryshe. Do të mirëpritni me padurim një sfidë fizike ose ndonjë gjë të një natyre konkurruese. Gjëja e fundit që ju pëlqen është përsëritja e punëve dhe aktiviteteve të ditëve të fundit.

Binjakët

Të duash dikë nuk do të thotë që gjithmonë do të pajtoheni me njëri-tjetrin. Konfliktet e fundit me një partner kanë nxjerrë në pah disa ndryshime në besimet ose ndjenjat tuaja individuale. Ka disa mënyra për të shmangur mosmarrëveshjet tuaja.

Gaforrja

Ju mund ta gjeni veten duke i besuar një miku ose fqinji dhe duke u treguar atyre shumë më tepër sesa e kishit menduar. Pastaj do shqetësoheni se ky sekret mund të dalë. Nuk ka gjasa që të të tradhtojnë besimin. Vetëm se duhet t`jua thonë që po, mos kini frikë.

Luani

Ndiheni mrekullisht mirë kur jeni me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju dhe që ju kuptojnë. Një marrëdhënie që ka qenë thjesht platonike mund të kthehet në romancë. Një çmim ose ofertë do të hapë rrugën për një përparim. Ky është shansi juaj për të zgjeruar karrierën tuaj dhe kufijtë socialë.

Virgjëresha

Nëse një partner ose shok i shtëpisë vazhdon të harxhojë para dhe burime, ju duhet të mbani një qasje tjetër ndaj financave. Po humbni kohën tuaj duke mbajtur një llogari të kujdesshme të shpenzimeve tuaja kur të tjerët po shijojnë jetën. Mund të duhet t`i ndani financat plotësisht.

Peshorja

Gjykimi juaj është i mirë, por dikush që është i lidhur me punën tuaj dhe çështjet financiare mund të bëjë një gabim. Për këtë arsye, jini tepër të kujdesshëm në çështje të tilla. Nuk është një ide e mirë për askënd që të sigurojë luksin me paratë që u vunë mënjanë për të paguar faturat. Disa ushtrime të shpejta, një shëtitje e vetmuar ose udhëtim me biçikletë do të ndihmojnë në çlirimin e çdo tensioni.

Akrepi

Sa më shumë që mendoni dhe flisni për këtë gjë, aq më i ngazëllyer do të jeni të bëni disa ndryshime në shtëpinë tuaj. Jeni gati të filloni një projekt mbresëlënës për përmirësimin e shtëpisë.

Shigjetari

Dilema juaj është: a bëni më të mirën tuaj për të bërë të tjerët të lumtur apo kënaqni veten? A e keni zakon të vendosni dëshirat e miqve dhe të dashurve tuaj në radhë të parë? Është koha të bëni nevojat tuaja një përparësi.

Bricjapi

Ju do të jeni mirënjohës për ofertën e një kolegu për t`ju ndihmuar. Besojini intuitës tuaj kur mendoni se dikujt mund t`i pëlqejë puna që po bëni. Ju nuk doni që reputacioni juaj të prishet duke shkelur rregullat.

Ujori

Jeni të vetëdijshëm për një koleg ose fqinj që përpiqet t'ju mashtrojë. Vëzhgoni veprimet e tij. Bashkohuni me njerëz tek të cilët dini se mund të mbështeteni.

Peshqit

Përgjigja entuziaste e partnerit tuaj ose e një shoku të ngushtë ndaj disa planeve të udhëtimit për të cilat po mendoni do të thotë që mund të shkoni përpara dhe të bëni një rezervim. Bisedat brenda familjes do t'ju gëzojnë. Një arritje në karrierë do ta bëjë besimin tuaj të rritet, por nëse po mendoni të hyni në një investim të rrezikshëm, mos e bëni.