HOROSKOP

Horoskopi për datën 12 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 maj nga Russell Grant

Dashi

Ju keni pasur një sjellje më serioze dhe të vendosur se zakonisht. Kjo gjendje shpirtërore duket se po kalon pasi disa gjëra janë më të këndshme se sa dukeshin. Ju nuk mund ta kaloni gjithë ditën gjithmonë duke punuar. Ka ardhur koha të pushoni pak nga përgjegjësitë.

Demi

Po mendoni seriozisht të filloni diçka të re. Njerëzit do t'ju thonë se nuk është koha e duhur, por ju nuk do ndaleni. Një skemë e shkëlqyer për të bërë para shtesë mund të vijë përmes zhvillimit të aftësive krijuese. Ju prisni që kjo të jetë një kohë interesante dhe progresive.

Binjakët

Jini të guximshëm dhe merrni masa. Aksidentet mund të shmangen përmes ndërhyrjes së shpejtë. Nëse vëreni se njerëzit e tjerë mbyllin sytë para një problemi, mos ndiqni shembullin e tyre. Në vend të kësaj zgjidhini ato menjëherë.

Gaforrja

Kërkoni këshillat e një profesionisti nëse do bëni diçka për të cilën nuk jeni të sigurt. Një marrëveshje aktuale mund të ketë pika të fshehura. Lexoni nën rreshta me shumë kujdes. Edhe nëse intuita juaj ju thotë të mos angazhoheni për këtë, ndiqni instinktet. Ju mund të shmangni bërjen e gabimeve.

Luani

Dikush me të cilin punoni herë pas here do të duket shumë i etur për t'ju ndihmuar të përparoni në planet tuaja profesionale. Mund të jetë në interesin e tyre të përfshihen gjithashtu. Nëse të dy mund të përfitoni nga kjo, nuk do ketë dëm nëse bashkoni forcat për të parë se ku mund të çojë ky bashkëpunim.

Virgjëresha

Ju duhet të jeni krenar për përpjekjet tuaja të fundit. Mund të keni ende një rrugë të gjatë për të bërë, por është një kohë e mirë për të ndaluar dhe për të bërë një vlerësim të asaj që keni arritur deri më tani. Një mik i ndjeshëm do të ketë nevojë për këshilla, por nuk do të keni durim të jepni një përgjigje diplomatike. Për atë arsye, sugjerojini që t'i drejtohen dikujt tjetër për mbështetje.

Peshorja

Dikush do t’ju marrë punën ose idetë tuaja dhe do t`i bëjë ato të vetat. Keni shumë gjëra të tjera për të menduar, tani duhet të shqetësoheni edhe nga kjo. Duhet të jeni të kujdesshëm që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen. Një pushim do të përmirësojë perspektivat tuaja afatgjata.

Akrepi

Shfaqja në të cilën jeni ftuar do të jetë mahnitëse. Ju nuk e kishit menduar që një mik apo i afërm do të ishte një aktor kaq i mirë. Ju mund të shihni përmes veprimeve të tyre, gjëra që askush tjetër nuk mund t`i shohë. Shijoni argëtimin aq sa mundeni.

Shigjetari

Me dashurinë tuaj për gjërat ndryshe dhe këndvështrimin tuaj fleksibël, do të keni një shans për të përzier punën me kënaqësinë në një mënyrë konstruktive. Derisa të merrni rezultatet e një testi, interviste ose provimi të fundit, nuk do të jeni në gjendje të tregoni nëse keni qenë apo jo të suksesshëm.

Bricjapi

Në këtë ditë të çuditshme, disa mundësi do të duken shumë të mira për të qenë të vërteta. Përqendrohuni në gjërat pozitive që ndodhin rreth jush. Do të shijonit një ndryshim të skenës. Marrëveshjet me paratë duhet të shmangen. Bëni kujdes se çfarë zgjidhni të bëni me kohën tuaj të lirë.

Ujori

Një formë e transformimit në shtëpi do t'ju japë shumë kënaqësi. Mund të jetë dëgjoni shumë ankesa në familje të cilat do t`ju vijnë papritur. Qëndrimi i një të afërmi të moshuar do të dëmtojë lumturinë tuaj. Studimi dhe shansi për të zgjeruar horizontet tuaja përmes trajnimit të mëtejshëm është një mundësi e mirë.

Peshqit

Nëse nuk doni të merrni përsipër një sfidë, duhet ta thoni. Ju nuk duhet të ndiheni të detyruar të bëni asgjë që nuk doni. Jini të gatshëm t'i jepni një përgjigje të sinqertë një pyetjeje profesionale që ju bëhet dhe jini realistë për atë që jeni të aftë të bëni.