HOROSKOP

Horoskopi për datën 10 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 10 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Është një kohë e fillimeve të reja për ta harruar të shkuarën. Është e rëndësishme që t`i mbani sytë drejtuar qëllimeve. Një e ardhme e re ju thërret dhe ju mbetet juve të bëni hapa drejt saj. Nëse nuk bëni asgjë, do të jeni në vend numëro për një kohë të gjatë

Demi

Dikush i afërt do të përpiqet t'ju tërheqë vëmendjen nga qëllimet tuaja duke bërë kërkesa të panevojshme. Herët ose vonë do t'ju duhet t'u thoni atyre që të menaxhojnë veten. Ju keni gjëra të rëndësishme për të bërë dhe jeni të vendosur të vazhdoni përpara. Refuzoni të ecni sipas dëshirave të njerëzve.

Binjakët

Gjithmonë keni gëzuar një farë lirie. Kjo e bën të vështirë për ju të jeni në angazhime afatgjata. Një nevojë në rritje për siguri më të madhe në jetën tuaj do t'ju nxisë të bini dakord për marrëveshje të reja. Ju mund të pyesni veten nëse jeni duke bërë gjënë e duhur, por kjo është zgjedhja e duhur për ju në këtë momente.

Gaforrja

Jeni në një mendje me Hënën, sundimtarin tuaj astrologjik. Ju shpesh mund të vini re që humori juaj ndryshon me ciklet e ndryshme të Hënës. Sot ndjenjat tuaja shkojnë thellë. Fokusi juaj është në marrëdhëniet më të afërta dhe mund të ndiheni të nxitur të bëni disa ndryshime në jetën tuaj në shtëpi nga e cila do të përfitojnë të gjithë.

Luani

Një lëvizje e re në karrierë mund të jetë e mirë për ju, por diçka po ju pengon. Ju nuk jeni i sigurt nëse është koha e duhur për të bërë një ndryshim të madh. Flisni me partnerin ose dikë që ju njeh mirë. Duke treguar atë që keni në mendje mund të ndihmoni në lehtësimin e shqetësimeve tuaja.

Virgjëresha

Një qëllim i përbashkët do të arrihet dhe kjo duhet t'ju kënaqë, por ju nuk ndiheni aq entuziastë në lidhje me këtë siç do të prisnit. Ju është dashur shumë punë, kohë dhe përpjekje për të arritur deri këtu dhe thjesht do të lehtësoheni që më në fund ja keni dalë mbanë.

Peshorja

Po pyesni veten tuaj nëse disa përpjekje të kohëve të fundit ia kanë vlejtur, por do të shihni rezultate. Puna juaj e vështirë nga e kaluara ka filluar t`ju shpërblejë. Jo vetëm që do të habiteni nga arritja juaj, por kjo do t'ju frymëzojë të vazhdoni me gjëra më të mëdha dhe më të mira.

Akrepi

Disa gjëra duhet të mendohen dhe zgjidhen vetë. Njerëzit do të përpiqen të jenë të dobishëm, por nëse dikush ndërhyn, ju mund të hiqni dorë krejtësisht. Problemet do të zgjidhen dhe për ta bërë këtë duhet të jeni të qetë. Në një situatë pune disa çështje duhet të zgjidhen me logjikë, qëndroni i përqendruar në çështjet që keni në dorë.

Shigjetari

Jeni të përmbytur me kërkesat nga të tjerët. Miqtë, familja, fqinjët dhe kolegët duket se të gjithë duan diçka nga ju. Nuk do të jetë e lehtë për të vazhduar më tej me të gjithë dhe për këtë arsye, ju mund të vendosni të shkoni në një vend të izoluar ku askush nuk mund t'ju gjejë. Kjo do t'ju japë gjithashtu një shans për të vendosur përparësitë tuaja.

Bricjapi

Ju nuk mund të anashkaloni temat prekëse me shpresën se ato do të zhduken. Çështjet e parave që kanë shkaktuar probleme duhet të diskutohen në familje në një mënyrë të qetë dhe të arsyeshme. Shpresa juaj është të merrni vendime dhe të arrini marrëveshje që do ta bëjnë të ardhmen të duket më e sigurt.

Ujori

Një derë është gati të hapet dhe do t'ju japë një shans për të ndjekur një qëllim personal. Do të thoshte shumë për ju të kishit mbështetjen e familjes suaj, por edhe nëse ata nuk e kuptojnë pse kjo është e rëndësishme për ju, ju do të vazhdoni përpara. Ndonjëherë ju thjesht duhet të bëni atë që mendoni se është e duhura.

Peshqit

Gjëra të vogla si të qenit në gjendje të paguani të gjitha faturat tuaja në kohë ju bëjnë të lumtur. Pas të gjitha përpjekjeve që keni kaluar, do të ndiheni më mirë kur të keni kontroll të financave tuaja. Është gjithashtu një kohë e mirë për të larguar ato ndjenja të forta që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë.