HOROSKOP

Horoskopi për datën 1 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 1 mars nga Russell Grant

Dashi

Jini të matur kur diskutoni për financat tuaja. Dikush që është tepër kureshtar do t’ju kërkojë një hua të konsiderueshme. Nëse nuk keni mundësi ta ndihmoni, jepini një përgjigje të prerë. E njëjta gjë vlen nëse një mik dëshiron t`ju marrë hua një pronë. Nëse e kuptoni që nuk mund ta merrni më, jini të arsyeshëm dhe refuzoni t`ua jepni.

Demi

Pranimi i më shumë përgjegjësie do të sjellë një ndjenjë më të madhe sigurie. Kjo është ajo që ju nevojitet tani. Partneri po mban një qasje më serioze ndaj jetës, për t'ju lehtësuar. Reflektimi i tij për të pasur më pak rreziqe dhe për të kuptuar pasojat e veprimeve do të sjellë një ndjenjë qetësie në jetën tënde.

Binjakët

Ka shumë për të bërë dhe meqenëse disa punë do të përfshijnë bashkimin me të tjerët, do të keni shumë shanse për të mësuar thashethemet rreth jush. Çështjet e partneritetit do të përmirësohen kur partneri juaj të jetë i gatshëm të bëjë kompromis për një çështje që ka shkaktuar shumë debate kohët e fundit.

Gaforrja

Dyshimet tuaja për besnikërinë e vërtetë të një miku ose kolegu do të konfirmohen kur të dëshmojnë se ata po kujdesen vetëm për interesat e tyre. Pavarësisht pohimeve të tyre se ata po mendojnë edhe për ju, është e qartë se nuk është kështu. Filloni të distancoheni nga ky person.

Luani

Ju kërkohet të jeni më mendjehapur në qëndrimin tuaj ndaj ideve që të tjerët ju japin. Sa më fleksibël të jeni, aq më e lehtë do të jetë të përfitoni nga mundësitë më të mira. Dikush që kurrë nuk e prisnit se do ju pëlqente po ju tregonte një anë që keni filluar ta respektoni dhe admironi.

Virgjëresha

Shoqërimi me njerëz të qetë do të jetë në dëshirat tuaja. Ju keni shumë për të bërë dhe nuk keni mundësi të shpërqendroheni. Një hobi që keni qenë duke e shijuar do të lihet pas, kur çështje të tjera të fillojnë të marrin përparësi. Ju do t'i trajtoni shumicën e sfidave me kujdes.

Peshorja

Kërkimi i një vendi të ri për të hedhur rrënjët do të jetë shpërblyes, emocionues dhe argëtues. Keni menduar që më parë për një zhvendosje dhe tani që anëtarët e tjerë të familjes tuaj kanë ide të ngjashme, duket se kjo lëvizje është një mundësi e mirë. Një ëndërr që po ndiqni mund të ndodhë në një mënyrë të veçantë.

Akrepi

Në fillim do të habiteni nga një rastësi, që duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Pasi të keni kohë të mendoni për gjithçka që Ju ndodhi, mund të kuptoni se e gjithë kjo është e hartuar me kujdes dhe me zgjuarsi. Do të kënaqeni nga gjithë kjo që ka ndodhur.

Shigjetari

Një përzierje e procedurave të paprovuara, të udhëzimeve të formuluara keq dhe mungesës së përqendrimit të dikujt mund të çojë në gabime. Kini kujdes kur ngisni makinën, përdorni makineri ose kur gjendeni në një situatë të rrezikshme. Shmangni vështirësitë.

Bricjapi

Marrëdhëniet e punës janë argëtuese dhe sfiduese. Do të kënaqeni me punë që kanë nevojë për më shumë se një palë duar. Ju jeni më i gjallë dhe më këmbëngulës se zakonisht. Kushdo që është me ju do të shijojë shoqërinë tuaj. Do të keni disa ankesa në lidhje me jetën tuaj të dashurisë dhe miqësitë.

Ujori

Keni gjetur shumë justifikime për gabimet e pakujdesshme të një shoku ose të afërmi, por tasmë nuk po marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Ata nuk pranojnë të shohin se si sjellja e tyre po shkakton probleme të mëdha. Mund të jetë koha t'i lini të ndreqin gabimet e tyre.

Peshqit

Lidhja midis jush dhe dikujt është forcuar trefish dhe kjo është nga vëmendja e dashur që i keni treguar njëri-tjetrit kohët e fundit. Planet që po bëni së bashku do t'ju japin diçka të veçantë për ta pritur me padurim. Thjesht frenoni çdo mendim për të qenë tepër ekstravagant me paratë tuaja.