HOROSKOP

Horoskopi i muajit Gusht për Dashin dhe Demin

Horoskopi i muajit Gusht për Dashin dhe Demin

Dashi

Llogaria juaj bankare ka qenë me ulje-ngritje muajt e fundit dhe kjo situatë financiare do të bëhet më pak stresuese. Dëshironi të keni më shumë para? Bërja e një investimi gjatë Hënës së Re të 8 Gushtit në Luan do t'ju japë një shans për të rritur llogarinë tuaj bankare. Pavarësisht, rezultatit do t`i rrisni papritur financat tuaja më 19 gusht. Jepini vetes kohë dhe vetëm në 22 gusht do ta vini re ndryshimin.

Demi

Bëhuni gati të lëkundeni, Dem! Gushti do të trondisë marrëdhëniet tuaja. Do të keni më shumë vëmendje në këto marrëdhënie që zakonisht do jenë personale. Kjo situatë do zgjasë nga 8 gushti deri në 22 gusht. Mos u shqetësoni. Këto data do të ikin shpejt dhe do ju lënë të motivuar që të investoheni më shumë në situatën tuaj aktuale. Do të ketë momente të tensionuara gjatë rrugës (veçanërisht në javën e parë të muajit). Duke qenë se Demi është i vendosur dhe besnik, mund të përfundojë duke i ‘shëruar’ marrëdhëniet në vend që t'i shkatërrojë ato. Të qenit i gatshëm dhe i aftë për të folur më 30 gusht kur Merkuri hyn në Peshoren diplomatike do ju mundësojë ta filloni shtatorin me këmbën e mbarë.