HOROSKOP

Horoskopi mujor Binjakët - Gaforrja

Horoskopi mujor Binjakët - Gaforrja

Binjakët

Nëse keni lindur nën shenjën e Binjakëve, në nëntor do të përjetoni një sërë emocionesh që do të shkaktohen nga lajmet dhe ngjarjet që lidhen me udhëtimet.

Gjatë këtyre tridhjetë ditëve, mund të prisni një zhvillim të ngadaltë të një sipërmarrjeje që lidhet me udhëtimet ose njerëzit që jetojnë larg. Durimi juaj do të testohet, por do ia dilni mirë.

Në këtë muaj, shumë do të jenë të lumtur të marrin para papritur.

Ngjarjet e këtij muaji do ju bëjnë të mendoni për njohjet dhe miqësitë tuaja të vjetra. Me shumë mundësi do të keni një arsye specifike për këtë. Këto marrëdhënie do të rifillojnë me një qëllim.

Në nëntor do të keni mundësi të arrini një sukses të vështirë, fillimi i të cilit ndoshta ka nisur në muajt e mëparshëm të vitit. Mos kini frikë nga ecuria e ngadaltë e punëve tuaja. Duhet të kishit mësuar deri tani se gjërat e mira në jetën tuaj ndodhin ngadalë.

Në përgjithësi, ky do të jetë një muaj më i favorshëm për ju, por kjo nuk duhet t'ju bëjë kokëfortë.

Ekziston mundësia që një problem me shëndetin tuaj ose të një personi të dashur të çojë në nevojën për një konsultë me mjekun ose ndonjë trajtim tjetër.

Këtë muaj do të shfaqen probleme në punën apo biznesin tuaj që do t'ju rëndojnë me më shumë stres dhe shqetësime. Problemet vështirë se do të jenë faji juaj, por do ndiheni të detyruar të jepni ndonjë shpjegim ose të merrni fajin për atë që ndodhi.

Nuk ka gjasa që paratë të jenë një problem për shpenzimet tuaja shtëpiake këtë muaj. Megjithatë, një shpërndarje praktike e parave në buxhetin tuaj familjar do të jetë e dëshirueshme.

Për djemtë dhe vajzat, Nëntori sjell një vizitë të papritur në jetën tuaj të një personi të ri: të afërm, mik, fqinj, koleg, etj. Kërkoni këshilla, por vendimet merreni vetë.

Burrat do të presin të shohin rezultatet reale të veprimeve dhe vendimeve të tyre të mëparshme. Disa prej jush do të jenë të lumtur, por do të ketë nga ata që do të zhgënjehen. Në nëntor do të keni një angazhim të rëndësishëm lidhur me një burrë në familje apo me rrethin tuaj të ngushtë të të afërmve. Kini kujdes me çdo premtim apo ofertë që merrni këtë muaj.

Gratë do të kenë vështirësi në komunikimin me gratë e tjera. Do të gjendeni lehtësisht në situata delikate, ose të sikletshme. Ky muaj sjell një eksperiencë të papritur në lidhje me një person të dashur. Do të jetë shumë e rëndësishme për ju të shmangni iluzionet këtë muaj dhe të mbështeteni gabimisht në faktin se jeta juaj mund të vazhdojë pa ndryshuar asgjë.

Gaforrja

Nëse keni lindur në shenjën e Gaforres, shfrytëzojeni kohën e favorshme të muajit nëntor për realizimin e një sërë paraqitjesh të rëndësishme profesionale, publike apo politike për ju, përmes të cilave mund të provoni idetë, njohuritë dhe aftësitë tuaja.

Në përgjithësi, këtë muaj aktiviteti juaj shoqëror do të jetë më i madh, pavarësisht se si do të veproni saktësisht.

Ky muaj ju premton përvoja apo takime më të këndshme.

Gjatë këtij muaji, shmangni ankesat, pasi do t'ju harxhojnë energjinë në vend që ta përdorni për të gjetur zgjidhje racionale. Diçka për të cilën jeni padyshim i aftë.

Mos u kushtoni vëmendje thashethemeve për ju, ndiqni qëllimet dhe planet tuaja siç i keni organizuar më parë.

Armiku juaj këtë muaj mund të jenë shqetësimet e tepërta, nervozizmi apo frika nga e ardhmja.

Gjatë këtij muaji, shumë mund të kërkojnë ndihmë ose këshilla nga ju, diçka që nuk duhet ta refuzoni. Shumë nga shqetësimet tuaja këtë muaj do të zhduken vetvetiu, nëpërmjet lajmeve apo ngjarjeve të ndryshme të favorshme që do të përjetoni.

Ky muaj paralajmëron një përmirësim të shëndetit të një personi nga rrethi juaj i të afërmve ose miqve.

Ky muaj do të sjellë disa situata të vështira që lidhen me sprova të ndryshme apo një lloj ndarjeje, por në përgjithësi kjo është pjesë e procesit tuaj të zhvillimit personal. Prandaj, shmangni dramat dhe frikën.

Djemtë dhe vajzat do të përballen me keqkuptime, kontradikta dhe me xhelozi këtë muaj. Qëndrimi juaj ndaj të tjerëve duhet të rimendohet, si dhe qëndrimi i njerëzve të tjerë ndaj jush. Do të jetë mirë të gjeni kohë për biseda me një grua më të vjetër dhe më të mençur nga mjedisi juaj i ngushtë.

Burrat do të kalojnë një muaj ngjarjesh dhe përvojash kontradiktore. Ju do të habiteni nga fjalët ose veprimet e një burri në familjen tuaj ose rrethin e ngushtë të miqve. Disa vendime të rëndësishme këtë muaj do të duhet të merren duke u fokusuar në anën e tyre praktike. Çështjet gjyqësore ose ligjore do të duhet të trajtohen me shumë kujdes nëse jeni i përfshirë në një të tillë. Çështjet financiare do zhvillohen normalisht, por mos prisni mrekulli.

Gratë do të përpiqen të ndryshojnë marrëdhëniet e tyre me gratë e tjera rreth vetes. Shëndeti juaj do të kërkojë kujdes.