Peshorja
Gjatë javës do t’ju duhet të planifikoni me shumë kujdes se si do të përmbushni detyrat apo angazhimet tuaja. Në këtë mënyrë do të mbroheni nga një situatë ku duhet të merrni vendime të vështira, ose të përjetoni disa pengesa.
Vlerësoni me kujdes informacionin apo bisedat që do të keni me kolegë, klientë apo personazhe të tjerë publikë për të shmangur manipulimet apo truket e ndryshme.
Gjatë kësaj jave do të keni detyra që kanë të bëjnë me dokumente të karakterit financiar ose që kanë të bëjnë me pasurinë e familjes suaj.
Vështirësitë apo rrethanat e papritura nuk ka gjasa të lindin rreth këtyre angazhimeve tuaja.
Gjatë javës do ta keni më të vështirë komunikimin me persona që mund të jenë anëtarë të familjes suaj, apo ata me të cilët punoni (studoni) së bashku.
Gjatë javës do jetë mirë të organizoni siç duhet detyrat tuaja. Lërini ato që nuk kanë perspektivë reale për t'u përmbushur dhe përqendrohuni në ato që ka të ngjarë t'ju sjellin sukses gjatë këtyre shtatë ditëve ose në të ardhmen e afërt.
Djemtë dhe vajzat do të kalojnë një javë ku do të humbasin lehtësisht pjesën më të madhe të kohës në takime dhe argëtime me miqtë. Vështirë se do ta mbani mend këtë javë me ndonjë ngjarje të rëndësishme, por nuk do ju mungojnë eksperiencat emocionale. Do të jetë e rëndësishme të mos dekurajoheni, të mos lejoni mendime depresive dhe të përgatiteni emocionalisht dhe mendërisht për momentet më të mira.
Burrat me përpjekje më të mëdha dhe me shumë punë do të mund të arrijnë rezultate reale pozitive gjatë këtyre shtatë ditëve. Shumica e veprimeve tuaja gjatë javës mund të lidhen me angazhime të papërfunduara nga java e kaluar, ose për shkak të shfaqjes së rrethanave të papritura që do të lindin gjatë këtyre shtatë ditëve. Kjo periudhë ngecje do të jetë e shkurtër, pas së cilës do të ketë një lëvizje më të shpejtë të punëve me të cilat jeni angazhuar. Shumë shpesh do t'ju duhet të mbështeteni tek njerëzit e tjerë për ndihmë, ose këshilla. Në fund të javës, duke parë pas, do të shihni se diçka e mirë ka ndodhur në jetën tuaj, së cilës fillimisht nuk i keni kushtuar vëmendjen e duhur, duke i përqendruar mendimet tuaja në një drejtim krejtësisht tjetër.
Gratë do kenë një javë të favorshme për udhëtime, por kryesisht në distanca të shkurtra. Mund të krijoni kontakte të reja me njerëz që jetojnë jashtë, por patjetër që në fillim do të jeni të rezervuar me ta. Personat me të cilët keni kontakte sociale mund t'ju krijojnë njëfarë tensioni, ose mund të merrni lajme të pakëndshme lidhur me ta. Java do të kërkojë vëmendje më të madhe për ju që gjatë kësaj periudhe do të përfshiheni në një farë mënyre me çështje trashëgimie.
Akrepi
Gjatë javës 15 - 21 Prill, do të keni biseda të rëndësishme ose një angazhim urgjent me një të dashur në lidhje me pronat.
Gjatë këtyre shtatë ditëve, ekziston mundësia e vjedhjes ose humbjes së një objekti, dokumenti apo informacioni personal, që mund t'ju sjellë emocione të pakëndshme.
Gjatë javës mund të keni shqetësime për shëndetin e një personi nga shtëpia apo rrethi i ngushtë familjar, i cili në disa raste mund të kërkojë trajtim spitalor ose konsultim me një mjek.
Do të prekeni shpesh nga emocione të trishtuara ose negative, të cilat do t'ju bëjnë të mërzitur dhe do të shkaktojnë lehtësisht konflikte me njerëzit në shtëpi ose në punë.
Përpiquni të kontrolloni emocione të tilla, shmangni dorëzimin ndaj sugjerimeve të jashtme, pavarësisht nëse informacione të tilla vijnë nga televizioni, gazetat apo bisedat me miqtë.
Kjo javë do të favorizojë zhvillimin e ideve apo angazhimeve tuaja të natyrës financiare, të cilat mund të kërkojnë kontakte apo vizita në një bankë apo institucion tjetër të veçantë.
Djemtë dhe vajzat do ta kalojnë këtë javë duke pritur përvoja të veçanta, ndryshime të rëndësishme apo takime. Do të jeni shumë më entuziastë në përpjekjet tuaja për të zhvilluar një marrëdhënie romantike në drejtimin që dëshironi. Do të keni një jetë shoqërore shumë më aktive këtë javë, gjë që do të jetë arsye për të ndjekur më shumë takime apo mbledhje në raste të ndryshme. Do të keni dëshirë për t'u dukur më mirë, gjë që do t'ju bëjë të bëni blerje për garderobën tuaj personale ose të shpenzoni më shumë kohë për pamjen tuaj.
Burrat do të enden në mendimet e tyre në drejtime të ndryshme, të pasigurt se çfarë duan ose çfarë mund të bëjnë. Humori juaj gjithashtu do të jetë i ndryshueshëm dhe ju vetë vështirë se do ta kontrolloni atë edhe kur të kuptoni se nuk ka arsye për të qenë të trishtuar, të dëshpëruar dhe me mendime negative. Një lajm i pakëndshëm mund të jetë shkaku i një humori kaq të paqëndrueshëm.
Gratë do të përjetojnë disa sfida gjatë javës në lidhje me bisedat, takimet ose kontaktet me njerëz që duan të dëgjojnë më së shumti veten e tyre dhe më pak atë që thonë të tjerët. Narcistë të tillë do të testojnë durimin tuaj, qofshin ata të afërmit, miqtë, kolegët. Çështjet tuaja financiare do kenë një zhvillim të mirë, veçanërisht nëse punoni në fushën e ndonjë biznesi ose jeni në proces të kërkimit të burimeve të reja të të ardhurave. Kjo do të jetë një javë e favorshme për arritjen e marrëveshjeve financiare, marrjen e kredive apo parave që keni fituar tashmë me ndonjë aktivitet.