HOROSKOP

Horoskopi javor Peshorja - Akrepi

Horoskopi javor Peshorja - Akrepi

Peshorja

Këtë javë, dashuria do të vazhdojë t'ju emocionojë dhe mund të jetë shkaku i ngjarjeve të rëndësishme në jetën e të dashurve dhe miqve tuaj.

Java sjell ngjarje të rëndësishme në jetën e partnerit tuaj.

Marrëdhëniet tuaja me meshkujt do të ndikohen nga ngjarjet e përditshme, por një konflikt me një mashkull mund t'ju lëndojë emocionalisht dhe nuk do ta harroni këtë fyerje për një kohë të gjatë.

Gjatë kësaj jave do të keni mundësi të zgjidhni pjesën më të madhe të shqetësimeve tuaja, pavarësisht se me çfarë lidhen ato.

Java sjell mundësi të reja në aspektin personal apo profesional, të cilat do të arrini t’i realizoni.

Do të keni mundësi të stabilizoni shëndetin tuaj në rast se keni një problem.

Është e mundur që të shqetësoheni, ose të bëni disa plane me njerëz që jetojnë në distancë nga ju dhe që ka të ngjarë të jenë miqtë tuaj.

Djemtë dhe vajzat do të vendosin që kjo javë është një kohë argëtimi dhe se do të ketë gjithmonë mjaftushëm kohë për detyra serioze. Këshillat apo sugjerimet që do të merrni nga një person i afërt do jetë mirë të mos i neglizhoni. Ato mund të lidhen me jetën tuaj të dashurisë, si dhe me edukimin ose qëllimet tuaja në jetë. Do të jetë shumë e rëndësishme këtë javë të ruani planet, sekretet dhe idetë tuaja personale, sepse jo çdo buzëqeshje fsheh një person të vlefshëm dhe të sinqertë.

Burrat do të duhet t'u besojnë disa njerëzve të rinj në jetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jeni të kujdesshëm. Njerëz të rinj vijnë me një mision në jetën tuaj, por mund të jetë edhe i mirë dhe mund t'ju sjellë disa prova. Për disa prej jush, marrëdhëniet financiare me të dashurit ose me një partner biznesi do të dalin në pah. Java do të mbahet mend edhe për një eksperiencë të këndshme me një grua.

Gratë, mbi të gjitha, këtë javë do të duhet të kujdesen për shëndetin e tyre, qoftë për mbajtjen e një forme të mirë fizike, trajtim dentar apo një lloj tjetër terapie. Disa nga angazhimet tuaja do të realizohen me ankth apo frikë të madhe, pasi këto do të jenë gjëra për të cilat do të angazhoheni për herë të parë. Shëndeti i një fëmije apo vajze mund të shkaktojë shqetësim, por do të shërohet shpejt.

Akrepi

Gjatë javës nga 11 deri më 17 mars, jo vetëm ju, por edhe e gjithë familja juaj do të angazhoheni në çështje të ndryshme financiare, pagesa, dokumente, planifikimin e shpenzimeve të ardhshme e të tjera.

Gjërat do zhvillohen relativisht qetë, pa shqetësime apo tensione të panevojshme.

Gjatë kësaj jave, do të jeni të kënaqur me lajmet, një vendim ose një ngjarje që lidhet me një fëmijë ose të ri që jeton në distancë nga ju.

Java sjell lajme lidhur me lindjen e një fëmije, të cilat do të jenë edhe një arsye për gëzim të veçantë.

Gjatë kësaj jave shmangni telashet me personat që mezi e pranojnë mendimin tuaj dhe do të priren t'ju kundërshtojnë shumë ashpër.

Java do të mbahet mend me raste të papritura për gëzim në familje ose në rrethin tuaj të të afërmve.

Djemtë dhe vajzat do të bisedojnë, do të shqyrtojnë ose do të marrin vendime për disa angazhime të ardhshme, nga të cilat do të presin jo vetëm të fitojnë njëfarë eksperience, por ndoshta edhe të marrin ndonjë pagesë. Kjo do të jetë një javë e favorshme për zgjidhjen e marrëdhënieve kontraktuale. Në jetën tuaj personale priten përvoja dhe emocione interesante me një të dashur ose me miqtë. Nuk përjashtohet mundësia që të kënaqeni me para të papritura. Ngjarjet e javës nuk synojnë vetëm t'ju sjellin kënaqësi dhe t'ju plotësojnë dëshirat, por edhe t'ju provokojnë të mendoni për vlerën e jetës që po bëni aktualisht dhe për jetën që dëshironi të keni.

Burrat mund të kalojnë një kohë më të relaksuar, duke i dhënë vetes mjaft kohë për të pushuar, reflektuar dhe planifikuar veprimet e ardhshme. Bisedat me njerëz nga mjedisi juaj i ngushtë do të kenë një ndikim të mirë tek ju. Problemi juaj personal, shëndetësor, ose i një personi të dashur mund të shkaktojë shqetësim, por do të ketë edhe një shërim të shpejtë. Dashuria do të krijojë shumë situata emocionale në jetën tuaj, pavarësisht statusit tuaj martesor.

Gratë do të jenë emocionalisht të paqëndrueshme, me shumë gjasa për shkak të ngarkesës më të madhe të ngjarjeve të ndryshme që do të zhvillohen këtë javë. Mund të përjetoni zhgënjim nga pamundësia për të realizuar një qëllim, ose nga qëndrimi i disave ndaj jush. Nuk përjashtohen tentativat për mashtrim apo dhënia e një premtimi që personi përkatës nuk do ta përmbushë. E mira është se zhvillimi i ngjarjeve gjatë javës do të ndodhë me ritme të shpejta, ndaj situatat e pakëndshme do të kalojnë shpejt.