HOROSKOP

Horoskopi javor Dashi - Demi

Horoskopi javor Dashi - Demi

Dashi

Do të veproni aktivisht në detyra të ndryshme, të nxitur nga dëshira dhe ambicia për të bërë disa gjëra të rëndësishme për familjen ose për njerëzit që doni.

Kjo do të jetë një javë e favorshme për blerjet që lidhen me shtëpinë.

Nëse jeni i përfshirë në ndonjë çështje pronash të paluajtshme, kjo do të jetë një javë e favorshme për zgjidhjen e saj dhe për të arritur suksesin që dëshironi.

Gjatë javës bëni kujdes me kontaktet që do të keni me njohje të reja apo të vjetra, pasi ka mundësi që të lindë një keqkuptim, apo të shkëmbehen informacioni të rremë. Cilado qoftë ngjarja e veçantë, ajo do të jetë një shkak tensioni dhe shqetësimi.

Djemtë dhe vajzat do kalojnë një javë interesante, sepse disa situata të reja do arrijnë t'ju befasojnë. Nga njëra anë, do të kuptoni se ata janë shansi juaj, por nga ana tjetër, brenda jush do të keni frikë se nuk jeni mjaftueshëm të përgatitur për realizimin e tyre. Shtyrja e këtyre gjërave për një kohë tjetër nuk do t'ju ndihmojë, por në fakt është më mirë të bëni gjëra për të cilat ndiheni të sigurt. Java do të kujtohet me një ngjarje të rëndësishme në familje.

Burrat do bëjnë shumë plane për këtë javë, por patjetër që disa prej tyre do të mbeten të parealizuara për arsye të ndryshme. Disa prej jush do ta kujtojnë këtë javë me eksperienca të këndshme, të cilat me shumë mundësi do të jenë të planifikuara paraprakisht. Jeta juaj e dashurisë do t'ju sjellë gjithashtu emocione të këndshme, veçanërisht nëse i dashuri juaj është aktualisht në një distancë nga ju ose nëse planifikoni të bëni një udhëtim së bashku gjatë fundjavës.

Gratë mund të presin një javë ndryshimesh, vendimesh të rëndësishme, fillime të reja. Do ta ndjeni shumë fort mbështetjen e miqve tuaj. Gjatë kësaj jave fëmijët në familje do të kërkojnë mbi të gjitha vëmendjen tuaj me disa blerje që do t'ju duhet të bëni për ta.

Demi

Gjatë javës do të duhet të tregoni vullnet dhe të jeni më të sigurt në një situatë që lidhet me një fëmijë apo një të ri. Ka mundësi që të hasni në rezistencë nga ana tjetër, e cila madje do të jetë shumë e pakëndshme apo fyese për ju.

Gjatë javës, bëni kujdes me një problem shëndetësor, pasi simptomat mund t'ju japin informacion të gabuar.

Gjatë javës do të flisni për çështje të rëndësishme me një person nga rrethi juaj i të afërmve, me të cilin do të diskutoni situata të ndryshme në jetën e familjarëve.

Ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në jetën e tyre kërkojnë një ndjekje më të kujdesshme, për të shmangur gabimet e pakëndshme dhe të padëshiruara.

Gjatë javës, mund të habiteni me ndonjë dokument ose njoftim tjetër të rëndësishëm që ka të bëjë me shtëpinë ose pronën që zotëroni.

Në përgjithësi, kjo javë do të mbahet mend për disa ngjarje të rëndësishme.

Këtë javë do të jeni të ndjeshëm nga gabimet ose veprimet e nxituara në çështjet tuaja financiare, kështu që shmangni pagesat e mëdha ose shpenzimet e mëdha, veçanërisht nëse jeni të shtyrë nga dëshirat dhe tekat tuaja emocionale.

Djemtë dhe vajzat do të realizojnë disa përgjegjësi të reja që do të kenë në familje apo me njerëzit e afërt.

Burrat do të duhet të planifikojnë detyrat e tyre shumë më mirë këtë javë. Shumica e përgjegjësive që do të keni do të kërkojnë gjithashtu përqendrim më të madh nga ana juaj. Ju mund të prisni ndihmë nga njerëzit e tjerë, por gjithmonë jini të përgatitur që të duhet ta bëni vetë punën. Lajmet e pakëndshme që do të merrni dhe që do të prekin një person që njihni, mund t'ju ngatërrojnë, mërzitin ose zemërojnë kundër dikujt që ka shkaktuar situatën e pakëndshme.

Gratë do të takojnë njerëz të rinj në jetën e tyre, përmes punës, përmes kontakteve të tyre sociale ose në ndonjë mënyrë tjetër. Në një farë mase do të kënaqeni duke komunikuar me ta, por nga ana tjetër do të kuptoni nevojën për kujdes kur ndani informacione personale. Konfliktet gjatë javës mund të jenë të dhunshme, por të shkurtra. Në përgjithësi, do të keni përvoja interesante, fat dhe mundësi të reja.