Binjakët
Gjatë javës nga 21 deri në 27 tetor do të keni një kohë të favorshme për të kthyer vëmendjen në përfundimin e çështjeve financiare, të vonuara ose të braktisura. Ka mundësi që të lindin edhe angazhime të reja, të cilat do të kenë lidhje me paratë.
Në shtëpinë tuaj do të krijohen situata që do krijojnë tension për një periudhë të shkurtër kohe. Shfaqja e tyre mund të lidhet me marrjen e lajmeve që do t'ju zhgënjejnë ose do t`ju hutojnë.
Gjatë javës do t'ju duhet të bëni ndryshime në lidhje me takimet, mbledhjet apo kontaktet me njerëz nga vendbanime të ndryshme.
Gjatë javës do të blini një dhuratë ose send tjetër të nevojshëm për një fëmijë ose nip.
Gjatë këtyre shtatë ditëve do të përjetoni zhgënjim në lidhje me pritshmërinë tuaj që nuk do të realizohet siç donit. Mësoni të jeni të durueshëm sepse po vijnë ngjarje interesante dhe ndryshime të papritura.
Kjo do të jetë një javë e favorshme për udhëtime. Disa prej jush do të përgatisin ose marrin dokumente në lidhje me një udhëtim.
Djemtë dhe vajzat do të takojnë njerëz të rinj gjatë javës. Komunikimi juaj me njerëzit nga shtëpia do të jetë i vështirë. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të dëshironi të ndryshoni diçka në jetën tuaj të përditshme që do ta bëjë jetën më interesante dhe kuptimplote. Mund të realizoni disa ide interesante, por gjithçka do të kërkojë para së gjithash një ndryshim brenda vetes.
Burrat do të shijojnë disa lajme ose përvoja të mira me miqtë ose kolegët. Një flirt i papritur apo një eksperiencë e papritur nuk përjashtohet. Disa prej jush do të befasohen nga lajmet që lidhen me shtatzëninë, lindjen e një fëmije etj. Gjatë javës do të jetë e rëndësishme të ruani të sigurta informacionet personale apo bankare.
Gratë do kenë dëshirë të mblidhen më shumë me miqtë dhe përgjithësisht me personat me të cilët do të ketë diçka për të biseduar. Jeta juaj shoqërore do jetë shumë aktive dhe interesante. Ekziston mundësia që papritmas të shkoni diku për të ndihmuar dikë ose për ndonjë arsye tjetër të papritur. Kjo javë sjell shumë eksperienca për ju dhe do të jetë e rëndësishme që të keni kohë të mjaftueshme për të pushuar në mënyrë që të mos lodheni shpejt emocionalisht.
Gaforrja
Gjatë javës nga data 21 deri më 27 tetor do të jeni të hutuar dhe madje të alarmuar nga veprimet e të afërmit apo mikut tuaj. Në këtë situatë të paqartë, është mirë të gjykoni me shumë kujdes fjalët ose veprimet tuaja. Mos jini të nxituar apo emocional në reagimet dhe komentet tuaja.
Surpriza për ju këtë javë do të lidhet me një njohje apo takim romantik (nëse jeni beqarë) dhe kjo mund të jetë me një person që jeton jashtë shtetit ku ju jeni.
Gjatë kësaj jave rrezikoni t'i nënshtroheni ndikimit të thashethemeve apo vërejtjeve, duke humbur kohën me intriga të krijuara nga persona të tjerë.
Kjo do të jetë një javë e favorshme për vendime të sakta në lidhje me ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj dhe për hapat e parë drejt realizimit të tyre.
Nëse keni një angazhim në lidhje me një proces gjyqësor ose një çështje ligjore, do të jeni në gjendje të prisni një zhvillim të suksesshëm ose të favorshëm në këtë fazë.
Problemet me një fëmijë ose një të ri nga rrethi juaj i miqve ose të afërmve do të kenë një zhvillim të papritur.
Djemtë dhe vajzat do të përjetojnë momente emocionale ose të veçanta me miqtë ose bashkëmoshatarët. Kontaktet tuaja me njerëz me të cilët keni interesa apo hobi të përbashkët do t'ju mbushin me emocione pozitive.
Burrat do të frymëzohen nga një ide apo projekt i ri. Fati ose shanset që do t'ju japë jeta këtë javë mund të drejtohen dhe përdoren në mënyrën më të mirë nga ju. Një përvojë e papritur që do të dëshmoni do të ketë një ndikim të fortë në emocionet dhe këndvështrimin tuaj për jetën.
Gratë do të frymëzohen nga një sipërmarrje e re, një ide e re apo një miqësi e re. Fjalët apo veprimet e njerëzve të afërt do t'ju bëjnë përshtypje. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të jeni të kënaqur me një dhuratë ose vëmendje nga një grua që do t'ju jetë mirënjohëse për diçka. Një javë shumë e fortë, por edhe që kërkon shumë nga ju! Në planin financiar mund të përjetoni disa zhgënjime.