Gjithçka që duhet të dini rreth takimit me një burrë Peshore

Astrologjia mund të na ndihmojë të kuptojmë më shumë për veten dhe njerëzit që duam/takojmë/dashurojmë—pa marrë parasysh gjininë e tyre. Më poshtë keni disa detaje astrologjike që duhen patur parasysh nëse po dilni me një burrë të shenjës së peshores.
Ditëlindja: 23 shtator deri më 22 tetor
Modaliteti: Kardinal
Elementi: Ajri
Planeti sundues: Venusi
Fjalë kyçe: romantik, simpatik, intelektual, flirtues, i sjellshëm, i pavendosur, diplomatik, social, artistik, krijues, thashethemaxhi, i zgjuar
Të famshëm që janë shenjë e Peshores : Donald Glover, Zac Efron, Will Smith, John Mayer, Snoop Dogg, Hugh Jackman, John Krasinski, Matt Damon, Nick Cannon, Bruce Springsteen, Bruno Mars, Usher, Lil Wayne
ME KË PËRPUTHET?
Luani i zjarrtë është një përputhje e shkëlqyer për Peshoren! Natyra artistike e Luanëve është magjepsëse për Peshoret dhe të dyve u pëlqen të jenë të guximshëm kur bëhet fjalë për romancën. Për arsye të ngjashme, Dashi gjithashtu është një përputhje e shkëlqyer për Peshoren.
Peshorja ndihet mirë edhe me shenjat e tjera të ajrit, Binjakët dhe Ujorin. Ata janë të gjithë janë mendjemprehtë, lozonjarë, kureshtarë dhe ndihen mirë më njëri-tjetrin.
SEKS ME NJË BURRË PESHORE
Peshorja drejtohet nga Venusi, i cili është planeti i dashurisë, bukurisë dhe kënaqësisë. Ata janë super romantikë dhe të pabesueshëm në shtrat. Ata gjithashtu e marrin paralojën po aq seriozisht sa edhe vetë seksin – dhe u pëlqen të ngacmojnë partnerët e tyre.
TAKIMI PERFEKT ME NJË BURRË PESHORE
Mos i sugjeroni një takim "Netflix dhe Chill" një Peshoreje. Këto shenja sociale duan të dalin jashtë ! Nëse vërtet dëshironi të magjepsni një Peshore, çojeni në një restorant/bar/galeri arti/etj.
GJITHÇKA RRETH PESHORES
Peshorja është shenja e shtatë e zodiakut dhe ka një ndjenjë të lindur ekuilibri. Ata janë gjithashtu të motivuar për të filluar biseda dhe për të nxitur veprime në mjediset sociale, falë të qenurit një shenjë kardinale. Mashkulli juaj Peshore është një ekspert komunikimi, ka takt dhe është karizmatik.
Peshoret njihen si të pavendosura, pasi peshojnë me shumë kujdes çdo opsion për të gjetur më të mirën përpara se të angazhohen. Optimizmi i tij i natyrshëm është një nga arsyet kryesore që ai është një partner kaq i mrekullueshëm për t’u pasur - ai gjithmonë ka këshillat e përsosura për të dhënë, thyerjen e akullit për të nisur një bisedë ose një linjë të mprehtë për të bërë të gjithë dhomën të qeshin.
Duke qenë shenja e marrëdhënieve, mashkulli Peshore është shumë social dhe ka shumë miq.