HOROSKOP

Çfarë do të sjellë fundjava? Meri Gjini sugjeron si t`ia hedhim paq

Çfarë do të sjellë fundjava? Meri Gjini sugjeron si t`ia

“Hënë e plotë, e dyta për këtë muaj është një fenomen i bukur për tu parë, por për të dashuruarit pas astrologjisë”, kështu shprehet astrologia Meri Gjini e cila sugjeron që gjatë kësaj fundjave të shijojmë diellin, në mënyrë që të mos e ndjejmë peshën e energjisë universale siç e quan ajo.

Sipas saj në datë 2 nëntor lehtësohemi pak nga kthimi në të drejtë i Mërkurit dhe nga ngarkesa që kemi ndjerë deri më tani, deri atëherë ajo sugjeron të mos analizoni problematika të mundshme brenda familjes dhe të shpërndani sa më shumë energji pozitive.

Çfarë do të sjellë fundjava? Meri Gjini sugjeron si t`ia

Postimi i plotë:

Hënë e plotë, e dyta për këtë muaj, në hyrje të drejtpërdrejtë me Uranin në vendosje të afërt me tokën. Fenomen i bukur për tu parë, por fat që e kanë ata që jetojnë në hemisferën tjetër. Interesant si fenomen për të dashuruarit pas astronomisë.
Ne të tjerët..tokësoret do të ndjejmë peshën e energjisë universale..ngarkesë që është e pamundur mos ta kemi ndjerë të gjithë në tetor dhe do vazhdojmë ta ndjejmë dhe gjysmën e parë të nëntorit. Fatmirësisht në dt 2 nëntor lehtësohemi pak nga kthimi në të drejt i Mërkurit kështu që sot e nesër , deri pasnesër paradite do ishte mirë të shijojmë diellin, qetë, pa u nxituar për asgjë, pa analizuar problematika të mundshme brenda familjes dhe duke shpërndareë sa të mundemi energji pozitive në ambjentet dhe njerzit me të cilët do të gjendemi ketë fundjavë.
Ku ka energji pozitive qëndrojmë ,ku ka energji negative thjesht largohemi.
Fundjavë të paqtë për të gjithë.